Martin Henze i bën thirrje Bashës: Mjaft më me lajme fake, jep dorëheqjen

Eksperti gjerman Martin Henze, i ka bërë sërish thirrje kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, që të japë dorëheqjen, duke menduar për të ardhmen e Kombit Shqiptar.

Në një reagim në twitter, anëtari i CDU-së gjermane, i bën apel Lulzim Bashës që të mendojë për të ardhmen e vendit, duke u larguar nga drejtimi i PD-së.

Anëtari i CDU-së gjermane Martin Henze, i ka kërkuar kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të japë dorëheqjen.

Në një reagim në twitter, eksperti gjerman teksa ka reaguar në lidhje me një deklaratë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila bën me dije se për djegien e mandateve, Basha i ka thënë se ka mbështetjen e Angela Merkel, shkruan se; “Basha duhet të mendojë edhe për të ardhmen e vendit, duke u larguar nga drejtimi i PD –së”.

Reagimi i Martin Henze:

“Nga pikëpamja e një gjermani, dikush mund të thotë: Basha, mjaft komunikove fake news, fillo të mendosh jo vetëm për veten tënde, por edhe për të ardhmen e Kombit Shqiptar, respekto kushtetuten, ligjet e partisë, mos përveteso fondet e partisë, behu i denjë, jep dorëheqjen menjëherë”, shkruan Henze.

Ndërsa vendimin personal të Lulzim Bashës, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD-së, anëtari i CDU-së gjermane, Martin Henze, e ka cilësuar në shkelje të statutit. Syri tv