Gazetari Genc Burimi teksa u ndal sot tek anëtarësimi në BE i Shqipërisë, i dërgoi një mesazh kryeministrit Rama. Burimi u shpreh se sot Rama ka një problem real si do t’ia shpjegojë popullit të tij pse nuk hapen negociatat. “E thjeshtë nuk plotësohen kushtet. Ç’punë kemi ne të bëhen zgjedhjet në Bullgari që të ketë një maxhorancë, të zgjidhen problemet me Maqedoninë e Veriut. Është një mbrojtje e thjeshtë shumë burracake. Është problem merite, nuk e meriton sot Shqipëria. Po u hapën negociatat është çështje politike për të mos pasur influencën ruse e kineze, po të jetë për kushtet…Të...
Continue reading...Lajme
Arrestimet në nivele të larta, Lubonja befason të gjithë me deklaratën, tregon se kush fshihet në të vërtet pas SPAK-ut
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për operacionet e SPAK dhe prangosjet e disa zyrtarëve. Lubonja tha se për të është me regji dhe se regjisor është kryeministri Edi Rama dhe pushteti. Lidhur me vijueshmërinë e aksionit të SPAK dhe kë mund të prekë, ai theksoi se mund të shtrihet tek kundërshtarët politikë. “Aksioni i SPAK mund të vazhdojë në qoftë se është me regji, regjia ka disa objektiva. Aksioni i SPAK mund të shtrihet tek disa figura kundërshtarësh politikë, duke u justifikuar me këto që po bën tani, por që janë figura irrilevante...
Continue reading...“Kush jemi ne që ia vendosim prioritetin SPAK-ut”, Alban Dudushi përplaset me Klodiana Lalën për arrestimin e ish-zv.ministres Voda
Alban Dudushi dhe Klodiana Lala u përplasën mbrëmjen e sotme teksa po komentonin arrestimin me urdhër të SPAK të ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodaa Dudushi theksoi se DAP nuk ka dalë të jetë e përfshirë në këtë çështje, duke shtuar se dosjet multi-milionëshe duan kohë që të hetohen. Debati: Alban Dudushi: Sa duket doni periudhën si në 1945, që të gjithë në litar. Ka nisur me Vodën, me një arkë me peshk. Klodiana Lala: Mendoj se arrestimi i ish-zv ministres do ngelet këtu, nuk do ketë hetime më tej. Alban Dudushi: Do të shikojmë sesi do të shkojë puna e...
Continue reading...Spahiu: Ahmet Zogu hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, ja pse Reeker takoi familjen mbretërore
Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu ka folur me superlativa rreth figurës së Mbretit Ahmet Zogu dhe familjes mbretërore në Shqipëri, që sipas tij, janë një pasuri kombëtare. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, të mbushur me fakte dhe analiza autentike, zoti Spahiu fillimisht e ka ndalur theksin tek takimi i para disa ditëve që Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka pasur me familjen mbretërore të Shqipërisë. Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit u shpreh se takimi Philip Reeker me Princin Leka II, është një sinjal i qartë jo vetëm për të shkuarën, por...
Continue reading...“Do e marr Berisha me vete?” Frrok Çupi bën parashikimin e frikshëm: Ajo është në gropë!
Gazetari Frrok Çupi teksa po komentonte sot në emisionin ‘Repolitix’ gjendjen e PD-së pas zgjedhjeve të 25 prillit, bëri një parashikim të rëndësishëm. Sipas Çupit, PD është në gropë dhe nuk dihet nëse do të rezistojë, madje ekziston mundësia që Berisha ta marrë me vete. “PD është në gropë, është një zero. PD është në reanimacion dhe në pikëpyetje. Do të rezistojë pas Berishës apo do e marrë Berisha me vete?”, – u shpreh Çupi në Repolitix.
Continue reading...Shqipëria mëmë: Kosovarit i kushton 70 euro çadra dhe 20 euro dy birra
Një qytetar i ka shkruar redaksisë së Periskopit duke pretenduar se çmimet në plazhet e Shqipërisë janë bërë marramendëse. Ai informon redaksinë se gjatë vikendin çmimet në Himarë, më saktë në Plazhin “Nazar” kanë arritur në 70 euro për një çadër. Personi në fjalë me inicialet B.B. ka thënë që dy birra “Korona” i kanë kushtuar plot 2000 Lekë ose rreth 16 euro. Për më tepër, siç mund ta shihni, këto biznese në Shqipëri që merren me turizëm nuk paguajnë as tatim mbi vlerën e shtuar (TVSh) siç ndodh në Kosovë. Një tjetër abuzim me çmim u paraqit edhe dje,...
Continue reading...Babai nga Kosova gjen të bijat që i humbën pas reshjeve në Gjermani, ia shpëtuan me helikopter
Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për ribashkimin e lumtur të një familjeje që u nda gjatë përmbytjes katastrofike në Gjermani. Babai shqiptar Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishin shpëtuar me helikopter. Altenburg, Rheinland-Pfalz – Shefik Hyseni nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes! Babai pati frikë për jetën e Lauretës 13 vjeçare dhe të Altunës 17 vjeçare. A kishin qenë në gjendje të dilnin të sigurta në kohë? Hyseni tha për...
Continue reading...Osmani falënderon Biden dhe Merkel: Së bashku do të kundërshtojmë ata që përpiqen të destabilizojnë rajonin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, për deklaratën e tyre ku theksuar se përkrahin integrimin e Bllakanit Perëndimor në BE. Osmani ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin. “Faleminderit presidentit Joe Biden dhe Kancelares Angela Merkel për dërgimin e një mesazhi të qartë mbështetës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me mbështetjen tuaj ne do të kundërshtojmë me forcë ata që përpiqen të destabilizojnë rajonin tonë. Ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku”, ka...
Continue reading...Gashi: 1500 qytetarë të helmuar, Kurti qe 10 ditë në Athinë me familje, me pare t’shtetit, me folë për idetë komuniste
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar mungesën e kryeministrit Kurti në Kosovë, në kohën kur ndodhën helmimet masive në Deçan. „Për herë të parë në historinë e Kosovës, një kryeministër që me buxhetin e shtetit qëndron pothuajse 10 ditë në konferencë të internacionales socialiste në Greqi. Shkon aty, nuk flitet për Aristotelin dhe Platonin por për Marksin dhe Engelsin, për idetë komuniste. Në idetë komuniste ky kryeministër ka dështu. Ka dështu me u përgjigjë para qytetarëve të vet ka dështu. 1500 qytetarë të helmumë në Deçan, ai qe 10 ditë me familje në Athinë me folë për idete e...
Continue reading...Nuk përmbahet Blendi Fevziu: Kjo video është shumë e trishtë! Shpresoj të mos përsëritet më kurrë
Moderatori Blendi Fevziu ka komentuar incidentin e ndodhur mes të moshuarës dhe efektivëve të Policisë Bashkiake të Tiranës. Teksa ka ndarë videon në rrjetet e tij sociale, Fevziu shkruan se ligji duhet respektuar por pamjet janë të trishta. Fevziu shkruan se Policia duhet ta ndihmonte të moshuarën, duke shtuar se ndodhej në situatën ku duhet të shiste ilegalisht për shkak se shteti nuk i kishte krijuar kushtet për të jetuar normalisht. “Natyrisht qe ligji duhet respektuar; natyrisht qe njerezit me uniforme perballen cdo dite me 100 veshtiresi; natyrisht qe ata duhen falenderuar per ate qe bejne. Por uniforma po aq...
Continue reading...



