Gashi: 1500 qytetarë të helmuar, Kurti qe 10 ditë në Athinë me familje, me pare t’shtetit, me folë për idetë komuniste

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar mungesën e kryeministrit Kurti në Kosovë, në kohën kur ndodhën helmimet masive në Deçan.

„Për herë të parë në historinë e Kosovës, një kryeministër që me buxhetin e shtetit qëndron pothuajse 10 ditë në konferencë të internacionales socialiste në Greqi. Shkon aty, nuk flitet për Aristotelin dhe Platonin por për Marksin dhe Engelsin, për idetë komuniste. Në idetë komuniste ky kryeministër ka dështu. Ka dështu me u përgjigjë para qytetarëve të vet ka dështu. 1500 qytetarë të helmumë në Deçan, ai qe 10 ditë me familje në Athinë me folë për idete e Marksit”, ka thënë ai./Periskopi