Politikania Arta Dade ka komentuar shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha. Dade tha se PD duhet të ishte distancuar nga Berisha, ndërkohë që shtoi se nëse PD vazhdon të mbahet tek Berisha është e dështuar. “PD duhet të ishte distancuar nga Berisha dhe nuk duhet ta mbajë kokë pas. Problemi është që edhe ata që garuan për kandidatë mes të tjerash mbaheshin edhe tek Berisha. Nëse ende do vazhdojnë të mbahen tek Berisha për mua janë të dështuar. Edhe në këto zgjedhje Berisha ka qenë aseti më i mirë i Edi Ramës për ti thënë njerëzve ose do më...
Continue reading...Lajme
SPAK shkakton ‘tërmet’ në Shqipëri, a do të arrestohen politikanë? Bamir Topi jep mesazhin e papritur
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar operacionet e SPAK, në sajë të të cilëve janë vënë në pranga disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Topi thotë se është vetëm fillimi, mirëpo është i mendimit që këtij institucioni po i ushtrohet një presion shumë të madh nga qytetarët, mediat, politika. “Nuk besoj që Politika të ketë hequr dorë në mënyrë absolute se ndryshimi nuk vjen menjëherë, një gjë nuk shoh mirë, që institucioni i SPAK është futur në okelion e debateve politike apo mediatike. Institucioni duhet të punonte i qetë, por kam parë që ka shumë kohë televizive, dhe gazetat hapen me këto titujt...
Continue reading...Priten të tjera goditje të bujshme! Spartak Ngjela plas ‘bombën’: Në Shqipëri janë vjedhur 20 milionë dollarë
“Në Shqipëri janë vjedhur 20 milionë dollarë dhe do tu merren”, – ka thënë avokat Spartak Ngjela. Ngjela ka shtuar dhe më tej duke pohuar se: Tani SPAK është fenomen goditës dhe fillon gjithmonë majtas, fakti që fillon nga mazhoranca kuptohet që e drejtojnë Amerikanët. Tani SPAK është fenomen goditës dhe fillon gjithmonë majtas, fakti që fillon nga mazhoranca kuptohet që e drejtojnë Amerikanët. Goditjet nuk fillojnë nga të lartit pasi nuk kanë hedhur firmë, në vendit tone ndodhet FBI-ja. Nuk është problem që i thërret kot, kryeministri thotë që nuk jam me korrupsionin. Në polici është i transferuar korrupsioni...
Continue reading...“Do të jetë për herë të parë në Shqipëri”, Rama njofton ndryshimin e madh
Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar ditën e sotme me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, u shpreh se sot shëndetësia është në pararojë të të gjithë procesit të transformimit dhe synimi për të realizuar autonominë spitalore për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar. “Projekti i ri i maternitetit i cili ishte në proces për shkak të pandemisë dhe tërmetit u përshpejtua ashtu si në të gjithë territoret ku tërmeti krijoi një krizë për shërbimet dhe komuniteti. Kriza u shfrytëzua për të dalë shumë më...
Continue reading...A do ta dekretojë Ilir Meta, Ramën si kryeministër? Këshilltari i presidentit jep përgjigjen e prerë
Këshilltari ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj i është përgjigjur pyetjes së moderatores Sidorela Gjoni nëse presidenti do të bëhej pengesë për dekretimin e Ramës dhe të ministrave. “Këto janë pikëpyetje pa baza, presidenti i di shumë mirë detyrat kushtetusee, i ka të mirëpërcaktuar ato dhe i ka përmendur edhe Gjykata Kushtetuese në rastin Cakaj dhe Lleshaj, e kështu nuk më duket një reagim me vend. Presidenti do të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në mënyrat më të mirat e mundshme, kemi një procedurë për shkarkimin, kemi një Parlament të përfunduar do të mbyllet Kuvendi i ri për të filluar legjislaturën....
Continue reading...Ilir Demalia shpërthen ndaj nipit të Enver Hoxhës pas martesës në Dubai me Rezarta Shkurtën
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha celebruan dashurinë e tyre në martesë tre ditë më parë. Këngëtarja veshi fustanin e nusërisë pas 17 vitesh në krah të ish-nipit të diktatorit, Enver Hoxha. Analisti Ilir Demalia shkruan se ceremonia është zhvilluar në një jaht privat në Dubai dhe i ka dhuruar unazën e martesës me vlerë 20 mijë euro. Sipas tij, ndërkohë që nipi i diktatorit Enver Hoxha feston në luks, të persekutuarit gjatë regjimit komunist presin në radhë për këstet dhe dëmshpërblimet ose kompensimet e pronave. “Dekomu(t)nistizimi. Nipi Enver Hoxhës, Ermali, e bën ceremoninë e martesës në një jaht privat në...
Continue reading...Zbulohet sa kushtoi arka me peshk që mori Rovena Voda me makinën e ministrisë në këmbim të një vendi pune
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda e cila akuzohet për korrupsion. Po ashtu e njëjta masë sigurie është dhënë edhe për dy avokatet, Florida Beun dhe Majlinda Hasanin. Sipas dosjes së siguruar, shumë prej detajeve kanë dalë në dritë nga biseda mes shoqes së Vodës, Majlinda Hasani dhe avokates që donte postin në ministri, Florida Beu. Në vijim të përgjimeve është një prej bisedave të Beut dhe Hasanit, ku kjo e fundit i thotë se kanë lënë takim me Vodën. Në datën 27.02.2020 midis Beut dhe Hasanit është...
Continue reading...Sezoni i verës, një Red-Bull kushton 8 euro në Himarë (FOTO)
Aktivisti shqiptar, Kreshnik Spahiu, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me “fryrjen” e çmimeve në Shqipëri në sezonin veror. Spahiu ka shpërndarë një foto të një kuponit fiskal ku shihet se një redbull i ka kushtuar 8 euro, apo ma saktësisht 1 mijë lekë. Ky rast mendohet se ka ndodhur në Himarë. Ndryshe, gjatë kësaj sezone verore ka pasur disa raportime të ndryshme për çmimet e “fryera” ne Shqipëri.
Continue reading...Rama bën snobin në Athinë: Jam kryeministri më i mirë në botë mes piktorëve. Shqipëria hyn në BE kur presidencën ta ketë Turqia
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri i Greqisë George Papandreou. Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare nuk i kurseu batuat dhe ironitë për BE, përsa i përket proçesit të integrimit. Rama tregoi edhe një shaka që qarkullon korridoreve të BE-së, ku thuhet se Shqipëria do të hyjë në union vetëm kur Turqia të ketë Presidencën dhe e anasjellta. “Faleminderit që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam, jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, këtu jam i...
Continue reading...Valon Syla i përgjigjet ashpër mërgimtares: Boll keni la sholje e nevojtore të WC-së atje, pushoni tash
Sot një mërgimtare i ka dërguar një mesazh gazetarit, Valon Syla. Në një lidhje direkte në emisionin “Gjesi Summer”, kjo grua nga Zvicra që ka ardhur në pushime në Kosovë, ka thënë se ka dëshirë që t’ia dërgojë një mesazh Sylës. “Qatij Valon Sylës një përshëndetje të madhe, të marroftë Allahu, me kanë si ti në shole të WC bi edhe ia lëshoj ujin, për gërrnaçat që po thotë”, ka thënë ajo. E që këtij mesazhi i është kundërpërgjigjur gazetari Valon Syla, duke i thënë pushoni, kënaquni edhe mësoni not se keni me shku në deti, po ju nxë ndonjë...
Continue reading...




