“Kush jemi ne që ia vendosim prioritetin SPAK-ut”, Alban Dudushi përplaset me Klodiana Lalën për arrestimin e ish-zv.ministres Voda

Alban Dudushi dhe Klodiana Lala u përplasën mbrëmjen e sotme teksa po komentonin arrestimin me urdhër të SPAK të ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodaa

Dudushi theksoi se DAP nuk ka dalë të jetë e përfshirë në këtë çështje, duke shtuar se dosjet multi-milionëshe duan kohë që të hetohen.

Debati:

Alban Dudushi: Sa duket doni periudhën si në 1945, që të gjithë në litar. Ka nisur me Vodën, me një arkë me peshk.

Klodiana Lala: Mendoj se arrestimi i ish-zv ministres do ngelet këtu, nuk do ketë hetime më tej.

Alban Dudushi: Do të shikojmë sesi do të shkojë puna e SPAK. Kush jemi ne që ia vendosim prioritetin SPAK-ut. Nëse është çështje milionash, është më e komplikuar.

Genc Gjokutaj: Një dosje për 2 vjet mund të hetohet, më shumë nuk bën.