Arrestimet në nivele të larta, Lubonja befason të gjithë me deklaratën, tregon se kush fshihet në të vërtet pas SPAK-ut

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për operacionet e SPAK dhe prangosjet e disa zyrtarëve. Lubonja tha se për të është me regji dhe se regjisor është kryeministri Edi Rama dhe pushteti.

Lidhur me vijueshmërinë e aksionit të SPAK dhe kë mund të prekë, ai theksoi se mund të shtrihet tek kundërshtarët politikë.

“Aksioni i SPAK mund të vazhdojë në qoftë se është me regji, regjia ka disa objektiva. Aksioni i SPAK mund të shtrihet tek disa figura kundërshtarësh politikë, duke u justifikuar me këto që po bën tani, por që janë figura irrilevante në kuptimin e rëndësisë së partisë. Simbolizojnë 0 që i vijnë mbrapa 1-shit”, tha ai.

Duke i kthyer tek politika dhe sa kjo opozitë mund të shërbejë si kundërpeshë e pushtetit, Lubonja tha se pikëpyetja e madhe është a mundet më të bëhet kundërpeshë?!

“Ju thatë që është politika si në heshtje, por besoj ato që thashë përpara për këto aksione dhe ato janë politikë, nuk janë drejtësi e thjeshtë. Për partitë, kam lexuar komentet lidhur me çfarë duhet të bëjë PD, Mark Marku, Gjekmarkaj që ngrenë me shqetësim se sa parti mund të bëjë opozitarizmin e vërtetë që ka nevojë, dhe unë e ndaj këtë shqetësim. Nuk më duket që PD mund të bëjë kundërpeshën, por pikëpyetja e madhe është a mundet më të bëhet kundërpeshë. Ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm por që të bëjë kundërpeshë, duhet të shtojë peshën, të hapet, të fusë sa më shumë njerëz brenda partisë, edhe mbështetës dhe kjo kërkon një rishikim të shumë qëndrimeve, shumë mbylljeve, hapje mendje dhe hapje njerëzore”, tha Lubonja.