Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha sot se Mali i Zi kishte refuzuar kërkesën e Serbisë për të dorëzuar armët që mori si dhuratë nga Rusia përmes detit në portin e Tivarit dhe më pas me tren në Beograd. Lazanski pohoi se për shkak të vendimit të Podgoricës, Serbia duhej të linte mënjanë “20 herë” më shumë para në mënyrë që të transportonte armët e dhuruara me aeroplan, raporton rtcg. “Dy herë i kërkova kolegut tim, ambasadorit malazez në Moskë, Scepanoviq, të telefononte Podgoricën dhe të linte armët të shkonin me anije. Përgjigja e ministrit të mbrojtjes malazeze ishte...
Continue reading...Lajme
Abazoviç, mesazh Bashës troç dhe me elegancë: Mos u merr me punë t’kota
Ka qenë një mesazh tejet sinjifikativ ai i Dritan Abazoviçit pas një takimi me kreun demokrat Basha. Pak troç por me elegancë, politikani më i njohur shqiptar në Malin e Zi, njeriu që mban numrin 2 në qeveri, ka përcjellë mesazhin e nevojës për një erë të re në politikë, sidomos në Shqipëri, duke bërë thirrje mos me u marr me “punë të kota”. “Besoj se koha është për një frymë të re europiane në të gjitha trevat tona. Institucionet nuk janë të gjitha funksionale në vendet tona, por pa marrë parasysh detyra jonë si qytetarë, kolegë, politikanë është të...
Continue reading...Abazovic i tha Ramës: Le të mos i ndryshojmë kufijtë, le të jenë të padukshëm
Nënkryeministri malazes Dritan Abazoviç, gjatë një takimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama, tha se ishte detyra jonë të “bëjmë një hap përpara“, transmeton InfoShqip. “Eshtë detyra jonë të bëjmë një hap përpara, sepse vendet tona kanë një potencial të madh turistik. Të mos i ndryshojmë kufijtë, t’i bëjmë të padukshëm ”, tha Abazović, pas takimit me Ramën, me ftesën e të cilit po qëndron në Tiranë. Në një bisedë me Ramën, Abazoviç deklaroi se marrëdhëniet e përgjithshme ndërshtetërore janë shumë të mira, se ato bazohen në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, të forcuara nga partneriteti në Aleancë dhe qëllimet e...
Continue reading...Jakup Krasniqin e viziton vajza e tij në Hagë: Sot në prehrin tënd mu qetësua shpirti babi
Gjykata Speciale ka filluar me lejimin e vizitave për familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim, ku i pari që ka takuar familjen e tij ishte Jakup Krasniqi. Gresa Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth takimit që ka pasur pas tetë muajsh me babain e saj, transmeton Telegrafi. “Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua. Sot në prehrin tënd mu qetësua shpirti babi. Harruam gjithçka. Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet. Jeta është e padrejtë me njerëzit...
Continue reading...Tension në det, anija turke hap zjarr ndaj patrullës greke
Një incident është regjistruar këtë premte në brigjet detare Turqi-Qipro. Sipas mediave greke, anija e Rojës Bregdetare të Qipros u detyrua të linte një zonë ku po patrullonte pas të shtënave me armë. Zona ku ndodhi incidenti është rruga detare e përdorur nga trafikantët për të transportuar emigrantë të paligjshëm në zonat e lira të Qipros, pranë brigjeve të Turqisë. Sipas policisë greke, anija greke me 3 anëtarë ekuipazhi po kryente kontrollin rreth orës 03:00 të mëngjesit në kuadër të migracionit ilegal në zonë. “Rreth 11 milje detare larg nga kufiri, anijes iu afrua një anije turke e rojes bregdetare...
Continue reading...Kurti shfaqet nga tepihu i kuq në festivalin e Cannes bashkë me gruan dhe vajzën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi teksa po qëndron në Francë në festivalin e filmit në Cannes ndërkohë që po kritikohet për mungesën e tij në vend, gjatë kohës kur në komunën e Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji rreth dy mijë qytetarë. Në llogarinë e tij në Instagram, Kurti ka publikuar fotografi nga çilimi i kuq në shoqërinë e gruas së tij, vajzës dhe ambasadorit Qëndrim Gashi. Kurti ku ka shkruar për filmin “Pa vend” nga Kosova për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes. “Nga 3.739...
Continue reading...Ministria e Mbrojtjes del me njoftimin e jashtëzakonshëm, parashikon si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme në vendin tonë dhe masat që janë marrë
Nisur nga paniku që është krijuar për situatën e motit në Europë, Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim të jashtëzakonshme. Ministria bën të ditur se nga informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, në 5 ditët në vijim vendi ynë do të përfshihet nga mot me reshje lokale që mund të jenë në vërshime të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore. Njoftimi i plotë: “Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti...
Continue reading...Edi Rama apo Albin Kurti? Dritan Abazoviç flet hapur dhe zbulon kush është i preferuari i tij
Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi, i ftuar në emisionin ‘Top Talk;’ zbardhe detaje nga takimet zyrtare që zhvilloi sot në Tiranë. I pyetur për minishengenin ballkanik dhe qëndrimet e ndryshme të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti, Abazoviç duket se mbështet qëndrimin e Ramës. Ai theksoi se çdo vend i Ballkanit Perëndimor duhet të shkojë drejt Bashkimit Europian me kufijtë ekzistues dhe nuk duhet të aderojmë ndryshimin e kufijve, pasi do të krijonte pasoja. Diskutimi: Dyrnjaja: Albin Kurti thotë që Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen, ndërkohë Rama thotë se ne duhet të bashkohemi...
Continue reading...“Pas çdo përmbytje, veç uji mbetet i turbullt”, Kreshnik Spahiu del me mesazhin e fuqishëm
Prej 3 ditësh Gjermania është përfshirë nga reshjet intensive të shiut, të cilat kanë përmbytur mjaft zona dhe madje ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm viktimash. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili jeton dhe punon në Gjermani. Spahiu ka publikuar në rrjetet sociale një shprehje mjaft optimiste. Postimi i Spahiut: “Pas çdo përmbytje, veç uji mbetet i turbullt, sepse dielli ngroh dhe shndrit më fort”, shkruan Spahiu.
Continue reading...A pritet të zgjerojë prokuroria hetimet për Rovena Vodën? Gazetarja e njohur plas ‘bombën’
Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ deri në përfundim të hetimeve nga SPAK. Në seancën e sotme, Voda mohoi çdo provë të prokurorisë, e cila akuzon se ka marrë para në këmbim të një vendi pune. Në lidhje me çështjen e ish-zv.ministres Voda foli sot në MCN, gazetarja Anduela Llabani. A pritet të zgjerojë prokuroria hetimet për Rovena Vodën edhe në çështje të tjera? Llabani: Ishte një pyetje që ia drejtuam prokurorëve të SPAK. Dua të theksoj se kreu i SPAK, Arben Kraja ka qenë në detyrën e njësisë së task forcës dhe vite...
Continue reading...




