A pritet të zgjerojë prokuroria hetimet për Rovena Vodën? Gazetarja e njohur plas ‘bombën’

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ deri në përfundim të hetimeve nga SPAK. Në seancën e sotme, Voda mohoi çdo provë të prokurorisë, e cila akuzon se ka marrë para në këmbim të një vendi pune.

Në lidhje me çështjen e ish-zv.ministres Voda foli sot në MCN, gazetarja Anduela Llabani.

A pritet të zgjerojë prokuroria hetimet për Rovena Vodën edhe në çështje të tjera?

Llabani: Ishte një pyetje që ia drejtuam prokurorëve të SPAK. Dua të theksoj se kreu i SPAK, Arben Kraja ka qenë në detyrën e njësisë së task forcës dhe vite më parë kanë mbërritur disa informacione në lidhje me këtë zyrtare që vinin nga organizata ndërkombëtare. Nuk dihet nëse një fabul e tillë që ka përfituar një celular apo një arkë peshku është e vërtetë, por duket si e papërfillshme krahasuar me provat që Kraja kishte vite më parë. Për këtë pyetje që i drejtuam Krajës nuk morëm përgjigje dhe në këtë procedim do të mjaftohemi vetëm me këtë episod.