Abazoviç, mesazh Bashës troç dhe me elegancë: Mos u merr me punë t’kota

Ka qenë një mesazh tejet sinjifikativ ai i Dritan Abazoviçit pas një takimi me kreun demokrat Basha. Pak troç por me elegancë, politikani më i njohur shqiptar në Malin e Zi, njeriu që mban numrin 2 në qeveri, ka përcjellë mesazhin e nevojës për një erë të re në politikë, sidomos në Shqipëri, duke bërë thirrje mos me u marr me “punë të kota”.

“Besoj se koha është për një frymë të re europiane në të gjitha trevat tona. Institucionet nuk janë të gjitha funksionale në vendet tona, por pa marrë parasysh detyra jonë si qytetarë, kolegë, politikanë është të japim maksimumin si të fusim pak më shumë etikë në jetën politike.

Mos të merrmi me punë të kota, të mos ngremë elektricitet kot mes shteteve, apo brenda një shteti, mendoj se me Shqipërinë nuk ka asnjë pyetje që është e hapur. Unë do mundohem që të jap kontributin tim në Shqipëri”, tha njeriu që ka arritur të faktorizohet dhe të imponohet politikës malazeze.