“Pas çdo përmbytje, veç uji mbetet i turbullt”, Kreshnik Spahiu del me mesazhin e fuqishëm

Prej 3 ditësh Gjermania është përfshirë nga reshjet intensive të shiut, të cilat kanë përmbytur mjaft zona dhe madje ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm viktimash.

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili jeton dhe punon në Gjermani. Spahiu ka publikuar në rrjetet sociale një shprehje mjaft optimiste.

Postimi i Spahiut:

“Pas çdo përmbytje, veç uji mbetet i turbullt, sepse dielli ngroh dhe shndrit më fort”, shkruan Spahiu.