Lajme

“Të fillojë ndjekja penale për Fatmir Mediun!” Kërkesa e SPAK për “Gërdecin”, çfarë pritet të ndodhë nesër?

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009. Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008 i kanë kërkuar gjykatës pranimin e kësaj kërkese. Në muajin Shkurt 2021, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008, iu...

Continue reading...

‘Çmendet’ moti, breshëri bën namin në Itali, shkatërron me qindra makina (VIDEO)

Raportohet se moti i keq ka goditur rajon e Emilia-Romagna-n në Itali këtë të hënë. Në pak minuta, breshëri ka thyer xhamat e qindra makinave. Në pamjet e publikuara në internet, të cilat janë filmuar në autostradën që lidh Piacenza-n me Parma-n, duken me qindra automjete të ndaluara në rrugë, me xhamat e thyer. Qarkullimi është bllokuar, ndërsa dëmi është kolosal. VIDEO:

Continue reading...

Pasagjerët e “Air Albania” bllokohen në Itali: Fëmijët po shtrihen në tokë, s’na lajmëruan

Një pasagjere e linjës “Air Albania” ka denoncuar se që prej orëve të mëngjesit ndodhen në aeroport në Bologna të Italisë. Ajo shprehet se i kanë thënë se kanë të bëjnë me një grevë, por nuk i kanë dhënë asnjë lloj informacioni për çfarë bëhet fjalë. “Ideja është që këta thonë që janë në grevë por nuk japin asnjë lloj informacioni. Fëmijët janë përtokë. Janë fëmijë të vegjël me ilaçe. Të paktën të na kishin dërguar një e-mail dhe ne të kishim gjetur diçka tjetër. Nuk e di se deri kur do rrimë ne këtu. Nuk e dimë kujt është...

Continue reading...

Erdhën në Shqipëri familjarisht, babai i Dua Lipës i surprizon të gjithë me atë që thotë për kryeministrin Rama

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri sëbashku me familjen e saj dhe të dashurin. Babai i artistes, Dukagjini, ka publikuar ditën e sotme disa fotografi ku zbulon se janë realizuar në qytetin e Vlorës. Në fotot në fjalë, ai shfaqet së bashku me kryeministrin, Edi Rama, dhe familjarët e tij. “Mendoj se kam bërë një mik”, – shkruan Dukagjini bashkëngjitur me pozat që fansat e tij i kanë pëlqyer shumë. Madje Lipa ka zbuluar se këto foto i ka realizuar pikërisht këngëtarja me famë botërore. Kujtojmë se Dua së bashku me...

Continue reading...

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 25 prillit, Murrizi del me deklaratën e fortë

Myslim Murrizi, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili ka të bëjë me “herësin” e listave të kandidatëve për deputet. Murrizi, njëri prej ish-deputetëve që e çoi në “Kushtetuese” këtë nen të Kodit Zgjedhor, u ka bërë thirrje 34 kandidatëve që u votuan më shumë se të tjerët por nuk arritën të merrnin mandatin që të kërkojnë mandatet e tyre. Në thirrjen drejtuar Pandeli Majkos,...

Continue reading...

SPAK ‘trondit’ politikën , Arben Ristani plas deklaratën e fortë: Stina e frikës ka filluar

SPAK kohët e fundit po ‘trondit’ politikën me anë të ndëshkimeve dhe hetimeve të shumta ndaj zyrtarëve të lartë. Gjatë një intervistë televizive, Arben Ristani u shpreh se sa më shumë krimi pasurohet aq më shumë e vështirë dhe e fortë po bëhet lufta ndaj tij. “Duke pasur referencë vendet e tjera, e dimë se si shkon historia e krimit. Por sa më shumë krimi pasurohet, aq më shumë e vështirë dhe e fortë bëhet lufta ndaj tij. Ka shumë para në qarkullim. Jemi me fat që kemi aleatë SHBA, në të kundërt nuk do t’ia dilnim,”– u shpreh Ristani....

Continue reading...

Arian Çani dhe mjeku i njohur popullor zbulojnë të ‘fshehtën’ e kryeministrit: Nuk shkon fare në spital

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ për disa kura që mund të ndihmojnë njerëzit për sëmundje të ndryshme. Kur po fliste për hemoragjinë cerebrale, ai tha se metoda më e mirë popullore ishte vendosja e ushunjzave (shushunjave) në qafë, sepse ato fusin enzima dhe hollojnë gjakun, duke thithur kështu gjakun e keq. Metali së bashku me Arjan Çanin thanë se kryeministri Edi Rama e aplikon shpesh këtë metodë. Diskutimi: Metali: E mira për hemaragjinë cerebrale nuk është spitali, po vajte në spital nuk bëhesh më. Është një mjek popullor, një mysliman këtu në...

Continue reading...

Si do ta rrëzojnë Edi Ramën? Basha tregon strategjinë që kanë përgatitur dhe ka një ftesë të rëndëdishme

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha ka prezantuar Platformën Qytetare për Demokracinë, e cila sipas tij është bashkëpunimi me çdo grup interesi që kërkon ndryshimin në vend. Basha tha se PD do të vazhdojë denoncimin e regjimit të Edi Ramës, brenda dhe jashtë vendit. Deklarata e Bashës: “Rruga drejt realizimi të këtij misioni nuk është e lehtë dhe as e tillë që Partia Demokratike mund ta përshkojë e vetme. Ajo fillon duke u dhënë pushtet qytetarëve. Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë...

Continue reading...

Basha zbulon nëse PD do të jetë apo jo pjesë e Kuvendit në shtator, salla shpërthen në thirrje: Rama ik

Kreu i PD-së gjatë fjalës të tij në Kuvendin Kombëtar të partisë teksa sulmoi qeverinë Rama për një masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, la të nënkuptohej se paria e tij do të jetë pjesë e Kuvendit në shtator kur fillon sesioni i ri parlamentar. “Platformën tonë do ta çojmë edhe në Parlament, ku do të zhvillohet një pjesë e betejës sonë”, tha Basha. Mirëpo, pak pas kësaj deklarate në sallë janë dëgjuar dhe thirrje “Rama ik” dhe kreu i PD për një moment ndaloi fjalën e tij. “Ne nuk kemi vetëm shpresën, ne besojmë dhe jemi të bindur...

Continue reading...

Një thikë në shpinë të Serbisë: Kosova po përgatit aplikime për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e drejtuar nga Ministri Donik Gerval, tashmë ka filluar punën në përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por nuk ka përmendur cilat organizata janë të përfshira, transmeton InfoShqip. “Përgatitjet kryhen nga ekipet përgjegjëse në mënyrë që të jenë të gatshëm kur të hapen afatet e aplikimit” – thuhet në përgjigjen e GJND-së. Siç kujtojnë Reporterët, një nga detyrimet e palës kosovare në marrëveshjen e nënshkruar të Uashingtonit, në shtator 2020, ishte një moratorium një vjeçar në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, i...

Continue reading...