Edit Harxhi, një nga kandidatet për kryetare partie të PD-së, është “ankuar” për të disatën herë duke thënë se koha në dispozicion për të bërë fushatë është e vogël, e ndaj kjo garë sipas saj është e pandershme. Problem për Harxhin dhe të gjithë kandidatët e tjerë është edhe mos-vendosja në dispozicion nga Basha e listës së anëtarëve të PD-së, ata që votojnë për kryetarin e ri në 13 qershor. Në një emision televiziv po sonte të njëjtin problem e ndau edhe kandiadati tjetër për kryetar partie, Agron Shehaj. Deklarata e Harxhit: “Kam 30 vjet që jap kontribut në PD....
Continue reading...Lajme
“Bomba” e Fatos Klosit, nxjerr emrin e politikanit shqiptar që do të fundoset nga SHBA
Ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha se pas ish-kryeministrit Sali Berisha, radhën për t’u shpallur non-grata nga DASH-i e ka presidenti Ilir Meta. Deklarata e Klosit: “Më vjen shumë keq, por Berisha dhe Meta kanë lidhje me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet me Metën i kam ndryshe. Berisha ka qenë i mbrapshtë që në fillim. Këtë e provova në kurriz kur shkova në SHISH. Me Ilir Metën kam pasur më shumë kontakte dhe e çmoja. Por kur pashë lidhjen me Berishën dhe pastaj problemin me punësimin nga LSI-ja për t’u bërë partie rëndësishme...
Continue reading...Nis zyrtarisht gara për kreun e PD, përballë Bashës tre sfidantë, flet Baton Haxhiu
Në Shqipëri, gara për kreun e Partisë Demokratike konsiderohet zyrtarisht e hapur, pas vendimit në mbrëmjen e së hënës të kryesisë, e cila miratoi emrat që ishin ofruar për konkurrim. Mes 5 kandidatëve, jashtë mbeti Ibsen Elezi, për të cilin u vlerësua se nuk plotësonte kriteret “për shkak të qëndrimeve denigruese ndaj partisë”. Analisti Baton Haxhiu shprehet se zgjedhjet brenda PD ofrojnë garë duke sjellë si shembull faktin se përballë z. Basha janë dy kandidatë që konsideroheshin persona të afërt me kryetarin. Deklarata e Haxhiut: “Gara nuk është farsë, dy janë bashkudhëtarë politikë të Bashës dhe janë ashpër me gjuhën...
Continue reading...A do e përjashtojë Basha nga partia nëse humbet zgjedhjet? Flet Agron Shehaj: Nuk kam dyshime
Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj tha se përballë kryeministrit Edi Rama duhet një lider i pakorruptuar dhe ky nuk është Lulzim Basha. I pyetur nëse ka sinjale se Basha do ta përjashtojë, ai tha se nuk e beson një gjë të tillë pasi nuk ka inate personale me të. Pjesë nga intervista e Shehajt me gazetarët: Agron Shehaj: Është një nder i madh dhe mendoj se Partia Demokratike është e demokratëve dhe demokratët do të vendosin kush do eci dhe kush nuk do të ecë. S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta. Do të kem Bashën...
Continue reading...A do e largojë Berishën nëse zgjidhet në krye të PD? Ja çfarë komenti jep Shehaj
Gjatë një konference për mediat, kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj u pyet nga gazetarët nëse do ta largonte Berishën nga Partia Demokratike, nëse do të zgjidhej në krye të kësaj force politike. Ai tha se Berisha është lideri historik, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe Partinë Demokratike. Deklarata e Shehajt: ”Përsa i takon kësaj çështjeje, nuk ka asnjë diskutim se Sali Berisha, është lideri historik i cili ka kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe Partinë Demokratike. Për shpalljen e tij ”non grata”, nuk dua të jap asnjë koment.”-tha Shehaj.
Continue reading...Zëri i Amerikës pasqyron gjendjen brenda PD-së: Ja se kush janë 4 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën
Në Shqipëri, sot në mesnatë mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetarin e Partisë Demokratike. Përballë kryetarit aktual Lulzim Basha i cili kërkon një mandat të tretë, janë 4 kandidatë të tjerë. Zoti Basha u përball me një sërë kritikash për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, të cilat pas 8 vitesh e lanë sërish në opozitë Partinë Demokratike dhe refuzoi të jepte dorëheqjen duke i cilësuar zgjedhjet një “masakër elektorale”. Ndërsa strukturat drejtuese vendosën hapjen e garës për kreun e ri të partisë dhe zhvillimin e votimit sipas parimit një anëtar një votë, në 13 Qershor duke lënë...
Continue reading...Si ishin zgjedhjet e 25 prillit? Ambasadorja Yuri Kim jep qëndrimin e SHBA
Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se Uashingtoni i cilëson të pranueshme zgjedhjet e 25 prillit dhe e ka lënë në dorë të OSBE – ODIHR të japë një verdikt përfundimtar. “Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç...
Continue reading...“Ma jep këtu” Rama i merr mikrofonin me forcë kandidatit dhe jep premtimin çfarë do të bëjë në Tropojë pas 25 Prillit
Në përfundim të fjalës së tij në Tropojë, kandidati për deputet në listën e PS në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj bëri disa kërkesa publikisht para kryeministrit. Por në një moment, Rama ia tërhoqi mikrofonin me forcë për të bërë batutë dhe më pas bëri premtimin se pas 25 prillit, vizitën e parë si kryeministër në rast se fiton zgjedhjet, do ta bëjë në Tropojë. Petrit Malaj: Dua sepse kështu e kam filluar bisedën me kryeministrin. Dua t’i marr fjalën për 2-3 gjëra. Këtu kemi një spital që ka nevojë që nesër qeveria juaj ta rikonstruktojë. Së dyti, është një...
Continue reading...Sondazhi! PS apo PD? Ja kush fiton bindshëm në Tiranë nëse do të mbaheshin zgjedhjet sot
Nga sondazhi i publikuar nga Instituti Piepoli në Report Tv rezulton e njëjta matje opinioni në datë 7 prill, të paktën për 3 forcat më të rëndësishme politike. Nëse sot do të votohej në Qarkun e Tiranës, për Partinë Socialiste do të votonin 49-53%, shifër kjo e përkthyer në 18-20 mandate deputetësh. Në këtë mënyrë PS do të ruante rezultatin e vitit 2017, duke pretenduar një rritje me 2 deputetë. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të votonin 36-40% ose 12-14 mandate. Sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI do të merrte 4-8% të votave, ose 1-3...
Continue reading...Kryemadhi ‘kërcënon’ kryeministrin Rama nga Durrësi: Me 25 prill të rinjtë do ta paketojnë Edi Ramën 3D
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjera tha se në 25 prill do t’i jepet fund tranzicionit. Teksa iu referua projekteve të qeverisë, që opozita i konsideron si 3D, Kryemadhi tha se në 25 prill të rinjtë do ta paketojnë Edi Ramën 3D dhe dot a çojnë para gjykimit qytetar. Deklarata e Kryemadhit: “Unë jam e bindur se në 25 prill do t’i japim fund tranzicionit të kalbur duke votuar LSI. Ju besoni tek LSI, ju sot keni ardhur me fëmijët tuaj këtu. Familja është forca e LSI. Ne...
Continue reading...