Lajme

A do e përjashtojë Basha nga partia nëse humbet zgjedhjet? Flet Agron Shehaj: Nuk kam dyshime

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj tha se përballë kryeministrit Edi Rama duhet një lider i pakorruptuar dhe ky nuk është Lulzim Basha. I pyetur nëse ka sinjale se Basha do ta përjashtojë, ai tha se nuk e beson një gjë të tillë pasi nuk ka inate personale me të. Pjesë nga intervista e Shehajt me gazetarët: Agron Shehaj: Është një nder i madh dhe mendoj se Partia Demokratike është e demokratëve dhe demokratët do të vendosin kush do eci dhe kush nuk do të ecë. S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta. Do të kem Bashën...

Continue reading...

A do e largojë Berishën nëse zgjidhet në krye të PD? Ja çfarë komenti jep Shehaj

Gjatë një konference për mediat, kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj u pyet nga gazetarët nëse do ta largonte Berishën nga Partia Demokratike, nëse do të zgjidhej në krye të kësaj force politike. Ai tha se Berisha është lideri historik, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe Partinë Demokratike. Deklarata e Shehajt: ”Përsa i takon kësaj çështjeje, nuk ka asnjë diskutim se Sali Berisha, është lideri historik i cili ka kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe Partinë Demokratike. Për shpalljen e tij ”non grata”, nuk dua të jap asnjë koment.”-tha Shehaj.

Continue reading...

Zëri i Amerikës pasqyron gjendjen brenda PD-së: Ja se kush janë 4 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Në Shqipëri, sot në mesnatë mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetarin e Partisë Demokratike. Përballë kryetarit aktual Lulzim Basha i cili kërkon një mandat të tretë, janë 4 kandidatë të tjerë. Zoti Basha u përball me një sërë kritikash për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, të cilat pas 8 vitesh e lanë sërish në opozitë Partinë Demokratike dhe refuzoi të jepte dorëheqjen duke i cilësuar zgjedhjet një “masakër elektorale”. Ndërsa strukturat drejtuese vendosën hapjen e garës për kreun e ri të partisë dhe zhvillimin e votimit sipas parimit një anëtar një votë, në 13 Qershor duke lënë...

Continue reading...

Si ishin zgjedhjet e 25 prillit? Ambasadorja Yuri Kim jep qëndrimin e SHBA

Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se Uashingtoni i cilëson të pranueshme zgjedhjet e 25 prillit dhe e ka lënë në dorë të OSBE – ODIHR të japë një verdikt përfundimtar. “Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç...

Continue reading...

“Ma jep këtu” Rama i merr mikrofonin me forcë kandidatit dhe jep premtimin çfarë do të bëjë në Tropojë pas 25 Prillit

Në përfundim të fjalës së tij në Tropojë, kandidati për deputet në listën e PS në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj bëri disa kërkesa publikisht para kryeministrit. Por në një moment, Rama ia tërhoqi mikrofonin me forcë për të bërë batutë dhe më pas bëri premtimin se pas 25 prillit, vizitën e parë si kryeministër në rast se fiton zgjedhjet, do ta bëjë në Tropojë. Petrit Malaj: Dua sepse kështu e kam filluar bisedën me kryeministrin. Dua t’i marr fjalën për 2-3 gjëra. Këtu kemi një spital që ka nevojë që nesër qeveria juaj ta rikonstruktojë. Së dyti, është një...

Continue reading...

Sondazhi! PS apo PD? Ja kush fiton bindshëm në Tiranë nëse do të mbaheshin zgjedhjet sot

Nga sondazhi i publikuar nga Instituti Piepoli në Report Tv rezulton e njëjta matje opinioni në datë 7 prill, të paktën për 3 forcat më të rëndësishme politike. Nëse sot do të votohej në Qarkun e Tiranës, për Partinë Socialiste do të votonin 49-53%, shifër kjo e përkthyer në 18-20 mandate deputetësh. Në këtë mënyrë PS do të ruante rezultatin e vitit 2017, duke pretenduar një rritje me 2 deputetë. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të votonin 36-40% ose 12-14 mandate. Sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI do të merrte 4-8% të votave, ose 1-3...

Continue reading...

Kryemadhi ‘kërcënon’ kryeministrin Rama nga Durrësi: Me 25 prill të rinjtë do ta paketojnë Edi Ramën 3D

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjera tha se në 25 prill do t’i jepet fund tranzicionit. Teksa iu referua projekteve të qeverisë, që opozita i konsideron si 3D, Kryemadhi tha se në 25 prill të rinjtë do ta paketojnë Edi Ramën 3D dhe dot a çojnë para gjykimit qytetar. Deklarata e Kryemadhit: “Unë jam e bindur se në 25 prill do t’i japim fund tranzicionit të kalbur duke votuar LSI. Ju besoni tek LSI, ju sot keni ardhur me fëmijët tuaj këtu. Familja është forca e LSI. Ne...

Continue reading...

Hapja e “Zayed” në Kukës, reagon menjëherë PD-ja dhe gjen ‘të metën’

Partia Demokratike ka reaguar pak minuta pas uljes së avionit të parë në pistën e aeroportit të ri të Kukësit. Përmes një deklarate për mediat PD thotë se hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës pasi aeroporti s’ka certifikata sigurie. Deklarata e Partisë Demokratike: “Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie. Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet...

Continue reading...

LSI merr goditjen e rëndë në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla jep lajmin e papritur

Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit Lëvizja Socialiste për Integrim ka marë një goditje të rëndë në Qarkun e Elbasanit. Prej disa ditësh Kryetari i LSI në Cërrik Astrit Xhelili dhe ai i Belshit Zenun Bullari janë larguar nga radhët e LSI dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste. Në fjalën e tij në një takim në Cërrik, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla falenderoi Astrit Xhelilin dhe Zenun Bullarin për vendimin e tyre për tu larguar nga LSI dhe që ju bashkuan Partisë Socialiste. Deklarata e Ballës: “Dua të falenderoj Astrit Xhelilin, i cili është këtu bashkë me...

Continue reading...

Si asnjëherë më parë, kryeministri Rama sheh filxhan ‘live’, hedh kunja për Monika Kryemadhin

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Klanifornia” është përballur me fallxhoren e njohur me emrin Lushi, e cila i ka parë edhe fatin në filxhan. Sapo e ka parë, Rama e ka pyetur “si e ke kryetaren e shoqatës”, duke e sqaruar më pas se e kishte fjalën për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ndërsa më pas ka dëgjuar me ëndje parashikimin e fatit për të.

Continue reading...