A do e largojë Berishën nëse zgjidhet në krye të PD? Ja çfarë komenti jep Shehaj

Gjatë një konference për mediat, kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj u pyet nga gazetarët nëse do ta largonte Berishën nga Partia Demokratike, nëse do të zgjidhej në krye të kësaj force politike.

Ai tha se Berisha është lideri historik, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe Partinë Demokratike.

Deklarata e Shehajt:

Përsa i takon kësaj çështjeje, nuk ka asnjë diskutim se Sali Berisha, është lideri historik i cili ka kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe Partinë Demokratike. Për shpalljen e tij ”non grata”, nuk dua të jap asnjë koment.”-tha Shehaj.