Kryemadhi ‘kërcënon’ kryeministrin Rama nga Durrësi: Me 25 prill të rinjtë do ta paketojnë Edi Ramën 3D

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjera tha se në 25 prill do t’i jepet fund tranzicionit.

Teksa iu referua projekteve të qeverisë, që opozita i konsideron si 3D, Kryemadhi tha se në 25 prill të rinjtë do ta paketojnë Edi Ramën 3D dhe dot a çojnë para gjykimit qytetar.

Deklarata e Kryemadhit:

“Unë jam e bindur se në 25 prill do t’i japim fund tranzicionit të kalbur duke votuar LSI. Ju besoni tek LSI, ju sot keni ardhur me fëmijët tuaj këtu. Familja është forca e LSI. Ne e duam familjen, ne e respektojmë familjen. Vlerat e familjes për ne janë më të rëndësishme.

Boll më me projektet 3D të drejtorëve të pushuar nga puna, boll më solle mashtrues me projekte 3D. Shqiptarët janë më të zgjuar dhe më të mençur. Ne e dimë shumë mirë që një injorant nuk drejton dot qytetarët e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Prandaj me mashtrimet e tij 3D po ja bëj të qartë. Të rinjtë dhe të rejat e Durrësit do ta paketojnë Edi Ramën 3D, ashtu siç i bën ai projektet e tij 3D, për të paketuar dhe shkatërruar të ardhmen e të rinjve. Në 25 prill do ta çojnë përballë gjykimit qytetar dhe zotit lart”, u shpreh Kryemadhi.