Alarmi në PD, pas Shehajt hedh akuza dhe një tjetër kandidate: Basha ka kapur partinë, nuk na jep listën

Edit Harxhi, një nga kandidatet për kryetare partie të PD-së, është “ankuar” për të disatën herë duke thënë se koha në dispozicion për të bërë fushatë është e vogël, e ndaj kjo garë sipas saj është e pandershme.

Problem për Harxhin dhe të gjithë kandidatët e tjerë është edhe mos-vendosja në dispozicion nga Basha e listës së anëtarëve të PD-së, ata që votojnë për kryetarin e ri në 13 qershor. Në një emision televiziv po sonte të njëjtin problem e ndau edhe kandiadati tjetër për kryetar partie, Agron Shehaj.

Deklarata e Harxhit:

“Kam 30 vjet që jap kontribut në PD. Edhe pse e di që gara nuk është e ndershme apo e drejtë, unë po guxoj. Gara është e pabarabartë, nuk kemi kohë të bëjmë fushatë, listat nuk i kemi. Nuk na i jep Basha. asgjë nuk është në favorin tonë, vetëm në favorin e Bashës sepse ai është kreu aktual ka strukturat dhe sot e kësaj dite vijon me takimet. Ai është personi që e ka kapur partinë pas 4 humbjesh rresht. Kërkoj që të përfaqësoj të rinjtë, ata të lëvizjes anti-komuniste, pronarët apo ish-pronarët.

Disa e zgjedhjeve ka qenë normale, por tjetërsimi i votës ka ndodhur përpara. Dhe absolutisht që duhet të kontenstohen nëpër gjykata, por mesa po shoh s’ka prova. Monedha ka dy anë, dhe ana tjetër ishte që PD i humbi zgjedhjet sepse nuk arriti të krijojë frymë. Pjesëmarrje shumë e vogël. PD nuk duhet ta evitojë kuvendin, sepse vota e sovranit duhet të përfaqësohet. Ka qenë gabim ikja nga Kuvendi dhe mos marrja pjesë në zgjedhje lokale në 2019. Basha është mbështetur gjithmonë nga Berisha, dhe në 2013 ka qenë më shumë drejt tij”, u shpreh Harxhi.