A do e përjashtojë Basha nga partia nëse humbet zgjedhjet? Flet Agron Shehaj: Nuk kam dyshime

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj tha se përballë kryeministrit Edi Rama duhet një lider i pakorruptuar dhe ky nuk është Lulzim Basha.

I pyetur nëse ka sinjale se Basha do ta përjashtojë, ai tha se nuk e beson një gjë të tillë pasi nuk ka inate personale me të.

Pjesë nga intervista e Shehajt me gazetarët:

Agron Shehaj: Është një nder i madh dhe mendoj se Partia Demokratike është e demokratëve dhe demokratët do të vendosin kush do eci dhe kush nuk do të ecë.

S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta. Do të kem Bashën raportet që kam pas. Unë shpreha bindjen time dhe nuk kam një inat personal me Lulzim Bashën dhe shpresoj që Basha të mos e mendoj që unë e kam personale. Duhet që Partia Demokratike të marrë masat e nevojshme për të shkuar drejt fitores. Ne nuk humbëm zgjedhjet, ne lamë në pushtet një qeveri të korruptuar.

Gazetarja: Keni sinjale se do të përjashtoheni?

Agron Shehaj: Jo nuk besoj.