Lajme

I propozuar nga kryeministri Edi Rama, miratohet projektligji i bashkëqeverisjes

bashkëpunim me institucionin e administratës shtetërore, heton kryesisht të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha rrethanat e nevojshme për kontrollin e veprimtarisë administrative të institucionit të administratës shtetërore. Agjencia që do të kontrollojë administratën në bazë të ankesave të qytetarëve dhe heton shkeljet që mund të përkthehen në gjoba ndaj funksionarëve publik. Fillimisht projektligji është prezantuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa është kundërshtuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ironizoi platformën duke thënë se i duket “si një çorape leshi e veshur në behar”.

Continue reading...

“Më lër unë nga fshati jam”, deputeti Saimir Korreshi shkakton të qeshura në komision

“Shqipëria që duam”, e krijuar si platformë ku paraqiteshin ankesat, tashmë do të veprojë e organizuar në ligj. Mirëpo kjo u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Deputeti Saimir Korreshi gjatë diskutimeve kishte dyshimet e tij nëse këta 25 punonjës janë në gjendje të mbulojnë të gjithë sektorët. Deklarata e Korreshit: “Le të rrijë portal. Nuk zgjidhim dot asgjë. Pse të bëjmë ligjin? Po deshe e bëjmë dhe bashkëbisedim por është bashkëqeverisje. Meqë do të bashkëqeverisësh me mua… Më lër unë nga fshati jam tu them atyre.Keni ju stafin e duhur, ka patronazhistë që mbulojnë gjithë sektorët? Po ka jemi në...

Continue reading...

“Bomba” e Kreshnik Spahiut, parashikon arrestimin e dy politikanëve: Fitorja e kësaj partie do jetë më e thella në historinë shqiptare në 2025

Ish-kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’, Kreshnik Spahiu shprehet se SHBA nuk do e lejojë deri në 2040 që Partia Demokratike të vij në pushtet. Sipas tij fitorja e socialistëve do jetë më e thella në histori në 2025. Spahiu paralajmëron dhe arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ai shprehet se ekziston dhe skenari që këta dy politikanë të drejtojnë opozitën nga burgu. ANALIZA E PLOTË: “Shkrirja e Partisë Demokratike, e vetmja alternativë që Edi Rama të mos fitojë mandatin 4. Demokratët 30-vjet kanë luftuar me njëri-tjetrin më shumë se me socialistët. Lufta dhe urrejtja brenda llojit është më...

Continue reading...

Demokrati ‘gati për luftë’, i bën thirrje ‘live’ Sali Berishës: Na prij, ta fshijmë Edi Ramën nga pushteti

Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është zhvendosur këtë të martë në Peshkoi. Një demokrat tha se është gati për luftë’. Ai i ka kujtuar Berishës shprehjen e viteve më parë se “me 40 nga Mamurrasi marr qeverinë”. Sot sipas tij janë 840 për të zhdukur Ramën. “Ke pas thënë duikur në 98 kur u vra Azem Hajdari që me 40 nga Mamurrasi je gati ta marrësh qeverinë. Ne jemi gati jo me 40 por me 840 ta marrim qeverinë e Edi Ramës dhe ta zhdukim nga faqja e dheut. Krejt këto që ke këtu ke hallexhinjtë, fukarejtë, që kanë dhënë...

Continue reading...

“Nuk di a të iki apo të rri në Shqipëri?” Rama i përgjigjet ndjekses

Në një takim me të rinjtë në Durrës, kryeministri Rama iu përgjigj një vajze e cila si shumë bashkëmoshatarë të saj ishte në dilemë nëse duhet të vazhdonte të qëndronte në Shqipëri apo të ikte jashtë saj. Rama e këshilloi që ajo të pyesë mendjen dhe zemrën. “Vajza që bëri një pyetje. Nuk di tha si t’ia bëj, a duhet të shkoj jashtë apo duhet të rri këtu? A duhet të zgjedh ç’a më thonë? Pyet mendjen, dëgjo zemrën dhe ec përpara. Pasi t’i kesh dëgjuar të gjitha, pyet mendjen tënde. Bëj një verifikim me zemër. Nëse mendja të thotë...

Continue reading...

“Jam edhe Bashë, edhe Hot” Berisha tallet me Bashën në takimin e Peshkopisë

Sali Berisha gjatë takimit që ka kryer në Peshkopi ka treguar një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën para 2 muajve. Berisha thotë se i ka kërkuar Bashës që të mos përzihet në punët e tij pasi nuk i ka kërkuar ndihmë askujt dhe çështjen e tij e ka dërguar në gjykatë. Megjithatë, Berisha ka treguar një episod për një shprehje popullore që përdoret në Hot, duke ironizuar deklaratën e Bashës, se ai është nga Hoti. “Pastaj del e thotë se jam dhe Bashë, jam dhe Hot. Prisni. Para dy muajsh bëjmë një muhabet me të. Edhe i them...

Continue reading...

“Durimit tonë i erdhi fundi”: Erdogan paralajmëron luftë, mijëra ushtarë me “gishtin në këmbëz”

Presidenti Erdogan tha se do të reagonin në një formë tjetër ndaj grupeve të kurdëve në Siri, të cilat konsiderohen si terroriste nga Turqia. Gjatë fjalës së tij pasi doli nga falja e namazit të së premtes, Erdogan tha se Turqia do të përballet ndryshe tashmë me këto grupe, gjë që u përkthye si sinjali i një ndërhyrjeje tjetër të Turqisë në Siri. “Siç e dini, jo vetëm në veri, porn ë të gjithë Sirinë operojnë këto grupe terroriste që mbështeten edhe nga koalicioni si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me armë dhe mjete të tjera. Durimit tonë i...

Continue reading...

Nuk i shohim në publik, këta janë katër fëmijët e Erdoganit

Rexhep Taip Erdogan është presidenti i 12-të i Turqisë. Ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit për shumë vite me radhë. Por, jashtë gjithë kësaj, pak kush e di se Erdogan është baba i katër fëmijëve, të cilët shfaqen shumë rrallë në publik. Erdogani është martuar para 43 viteve me Eminen dhe së bashku kanë katër fëmijë: Ahmet Burak, Necmettin Bilal, Summey dhe Esra. Disa prej tyre tashmë janë martuar dhe kanë krijuar familje.

Continue reading...

Vuçiq, ambasadorëve që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit dhe kontrabandës: Turp për ju

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është turp për ambasadorët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës. Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për TV Prva rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ku policia mori një aksion në disa qytete për luftimin e kri mit dhe korrupsionit. Vuçiqit ka sulmuar të gjitha ambasadat dhe zyrtarë ndërkombëtarë që përkrahën aksionin e Policisë së Kosovës. “Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mrekullueshëm, turp për ju! Ju mund të jeni çdo vend që...

Continue reading...

Sveçla: Dronët serbë shkelën hapësirën ajrore të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar, se i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak dhe komandanti i KFOR-it, pas aplikimit të reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve kishin ofruar një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në veri të vendit, e cila ishte refuzuar nga Serbia. “Provokimet nga këto strukturat paralele vazhdonin në baza ditore, kishim edhe djegien e njërës prej pikave apo qendrave të regjistrimit civil në Zubin Potok dhe ndaj tjetrës me dy granata dore, të cilat fatmirësisht nuk shpërthyen. Ndërkohë, kemi filluar edhe bisedimet me faktorin ndërkombëtar, kishim dy propozime fillestare, njëra nga...

Continue reading...