Vuçiq, ambasadorëve që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit dhe kontrabandës: Turp për ju

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është turp për ambasadorët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.

Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për TV Prva rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ku policia mori një aksion në disa qytete për luftimin e kri mit dhe korrupsionit. Vuçiqit ka sulmuar të gjitha ambasadat dhe zyrtarë ndërkombëtarë që përkrahën aksionin e Policisë së Kosovës.

“Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mrekullueshëm, turp për ju! Ju mund të jeni çdo vend që dëshironi”, tha ai.

Ai theksoi se rrëfimi se po luftohet krimi dhe korrupsion, duket dërguar Njësitë speciale të forcave të Kosovës, është të paktën e vrazhdë dhe fyen inteligjencën. “Unë kam menduar për këtë për dhjetë vjet, jam marrë me të. I shikoj ata të gënjejnë dhe mashtrojnë”, shpjegoi ai.