“Nuk di a të iki apo të rri në Shqipëri?” Rama i përgjigjet ndjekses

Në një takim me të rinjtë në Durrës, kryeministri Rama iu përgjigj një vajze e cila si shumë bashkëmoshatarë të saj ishte në dilemë nëse duhet të vazhdonte të qëndronte në Shqipëri apo të ikte jashtë saj. Rama e këshilloi që ajo të pyesë mendjen dhe zemrën.

“Vajza që bëri një pyetje. Nuk di tha si t’ia bëj, a duhet të shkoj jashtë apo duhet të rri këtu? A duhet të zgjedh ç’a më thonë? Pyet mendjen, dëgjo zemrën dhe ec përpara. Pasi t’i kesh dëgjuar të gjitha, pyet mendjen tënde. Bëj një verifikim me zemër. Nëse mendja të thotë kjo është rruga dhe zemra nuk të jep shenjë mendohu prapë sepse mund të ngelesh në mes të rrugës. Kjo botë është e guximtarëve dhe shkon më lart ai, guximtarët janë më shumë ajo në fakt. Sheh një ëndërr me sy hapur dhe ka kurajon ta ndjekë.

Meqë janë çunat këtu, Leo Messi ishte një problem. Nuk rritej dot, Prindërit kishin hall se do ngelej xhuxh ai shihte ëndërr me sy hapur se do bëhej lojtari më i mirë i botës. Fitoi ai sepse pati vullnetin ta ndjekë çmendurinë deri në fund. Po e patë ëndrrën me sy mbyllur bëni kujdes, po e patë me sy hapur e arrini”, tha Rama.