“Bomba” e Kreshnik Spahiut, parashikon arrestimin e dy politikanëve: Fitorja e kësaj partie do jetë më e thella në historinë shqiptare në 2025

Ish-kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’, Kreshnik Spahiu shprehet se SHBA nuk do e lejojë deri në 2040 që Partia Demokratike të vij në pushtet. Sipas tij fitorja e socialistëve do jetë më e thella në histori në 2025.

Spahiu paralajmëron dhe arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ai shprehet se ekziston dhe skenari që këta dy politikanë të drejtojnë opozitën nga burgu.

ANALIZA E PLOTË:

“Shkrirja e Partisë Demokratike, e vetmja alternativë që Edi Rama të mos fitojë mandatin 4.

Demokratët 30-vjet kanë luftuar me njëri-tjetrin më shumë se me socialistët. Lufta dhe urrejtja brenda llojit është më e madhe se lufta me kundërshtarët.
Partia Demokratike është shndërruar në kancerin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Në 30-vjet, ajo shkatërroi dhe copëzoi çdo lëvizje të re politike me parimin: “Përça dhe sundo”.
Nga viti 1992 deri më 2021, ajo copëzoi dhe asgjësoi me qëllim çdo lëvizje të re:
1- Aleancën Demokratike e ndau në 2 parti
2- Partinë Social Demokrate e ndau në 2 parti
3- Partinë e Legalitetit e ndau në 4 parti
4- Partinë e Ballit Kombëtar e ndau në 2 parti
5- Partinë e Re Demokratike e ndau në 3 fraksione.
6- Partinë Fryma e Re në dy fraksione.
Vetë Partia Demokratike u copëtua në 12 parti të vogla.
Sali Berisha kishte 30-vjet një parim polkitik: “Mba peng llogoren e djathtë duke mos lejuar faktor të tjerë dhe prit rradhën deri sa te bjerë vetë kundërshtari”.
Teoria e tij e forcoi aq shumë Partinë Socialiste, sa gradualisht të gjitha bastionet demokrate u shembën si një kështjellë rëre.
Partia Demokratike u krijua nga rinia dhe sot s’kanë mbetuar as me 500 studentë.
Partia Demokratike u krijua nga “qyteti” por sot dominohet nga “fshati”.
Partia Demokratike u krijua nga pronarët, por sot kontrrollohet nga “pushtuesit”.
Partia Demokratike u krijua nga të burgosurit politik dhe sot kontrrollohet nga dy familje komunistësh.
Partia Demokratike u krijua si parti idealesh, dhe u shdërrua në koorporatë biznesesh.
Ndryshe nga Kosova, Serbia, Kroacia, Italia, Greqia etj etj. Shqipëria u bllokua në forcimin e alternativave opozitare dhe shumë partiake.
Blerja e logove, duke futur kryetarët në lista, minoi dhe korruptoi pluralizmin politik si strategji e Partisë Demokratike, te trashëguar nga
Partia Komuniste që shiste për pluralizëm:
– Frontin Demokratik
– Organizatën e Rinisë
– Veteranët
– Bashkimet Profesionale
– Sindikatat
SHBA u përpoq që të inkurajojë disa opozita të reja ndër vite: ADSH, PDR, FD, AK, Thurrja, etj por establishmenti i vjetër me marrvëshjet kushtetuese 2008 dhe 2017 asgjësuan çdo levizje të re.
SHBA-ja së fundmi gjykoi me të drejtë se Sali Berisha është strumbullari i minimit të themeleve të demokracisë, dhe për këto arsye e shpalli Non-Grata.
Foltorja e Sali Berishës ka ngritur në maksimum frymën anti-amerikane si kurorëzim i një përplasje 30- vjeçare Berisha-SHBA.
Mençurisht, amerikanët kanë futur në këtë luftë Lulzim Bashën, një njeri me 5 dosje penale, por që sot ka çelësat e Partisë Demikratike.
Nxitja e luftës Basha-Berisha, ishte zbulimi brilant i diplomacisë amerikane për ta shpërbërë Partinë Demikratike.
Në të dyja rastet: Nëse fiton Basha, apo nëse fiton Berisha, ajo parti do shkatërrohet:
1- Nëse fiton Lulzim Basha, ajo parti karandiset në 2025 me 5 deputetë, sepse e shkatërron Sali Berisha me parimin: “Pas meje të bëhet qameti.”
Berisha e shkrin partinë dhe Basha s’ja merr dot dhe e çon në humbje të përjetshme.
2- Nëse fiton Sali Berisha, atëherë ky do bashkohet me Ilir Metën dhe nuk është çudi ta drejtojnë nga burgu opozitën. Në këtë rast Edi Rama s’ka nevojë për fushatë elektorale sepse SHBA nuk do e lejojë deri në 2040 që PD të vij në pushtet.
Në të dyja rastet, fitorja e socialistve do jetë më e thella në histori në 2025.
Prandaj ka vetëm një zgjidhje: Shkrirja e Partisë, është shpëtim i Shqipërisë.
Mbyllja e PD dhe krijimi i një opozite të re, është e vetmja mundësi që të mos lejohet, që Rama të fitojë Mandatin 4.
Kjo duhet të ndodh tani, sepse pas tre vitesh do të jetë shumë vonë.
Rama ka dy dekada që i mund të gjithë keta bashkë: Berishën-Bashën-Metën-Monikën.
Atëherë ka vetëm një zgjidhje: Rama duhet të ndeshet me një opozitë tjetër në finalen e 2025.
Lërini Berishën dhe Bashën të hanë kokat e njëri-tjetrit.”, ka shkruar Spahiu.