“Më lër unë nga fshati jam”, deputeti Saimir Korreshi shkakton të qeshura në komision

“Shqipëria që duam”, e krijuar si platformë ku paraqiteshin ankesat, tashmë do të veprojë e organizuar në ligj. Mirëpo kjo u kundërshtua nga deputetët e opozitës.

Deputeti Saimir Korreshi gjatë diskutimeve kishte dyshimet e tij nëse këta 25 punonjës janë në gjendje të mbulojnë të gjithë sektorët.

Deklarata e Korreshit:

“Le të rrijë portal. Nuk zgjidhim dot asgjë. Pse të bëjmë ligjin? Po deshe e bëjmë dhe bashkëbisedim por është bashkëqeverisje. Meqë do të bashkëqeverisësh me mua… Më lër unë nga fshati jam tu them atyre.Keni ju stafin e duhur, ka patronazhistë që mbulojnë gjithë sektorët? Po ka jemi në rregull.”, tha Korreshi.