Ish kreu i PD dega Fier, Ibrahim Morina ka reaguar për zhvillimet e fundit në PD. Ai ka komentuar lëvizjen pasi kryedemokrati Lulzim Basha komandoi në krye të PD Agron Kapllanajn në vend të Luan Baçit, deputeti që i doli në krah ish kryeministrit Sali Berisha. Morina shkruan se Basha arriti në pikën kur barazoi demokratët e Fierit me një të dënuar në Itali, ndërsa poston edhe formularin e vetëdeklarimit të Kapllanajt. Reagimi: “EDHE KËTË E BËRË O LULZIM BASHA…?! Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit,...
Continue reading...Lajme
Prapaskenat! Deputeti zbulon lojën “e fshehtë” të Ramës: Ku është OFL?
Krijohet me vendim qeverie drejtoria antikorrupsion, një strukturë që do të jetë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe objekt ka pastrimin e institucioneve shtetërore nga zyrtarë të korruptuar. Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se krijimi i kësaj agjencie është më shumë një truk i radhës i kësaj qeverie, pasi sipas tij për të luftuar korrupsionin duhet vullnet politik. “Politika me krimin ka përmasa ulëritëse në Shqipëri dhe është shtrirë dhe në administratën e lartë. Krijimi i kësaj agjencie më duket si truk i radhës i kësaj qeverie, është sipas asaj formulës kur nuk do ta zgjidhësh këtë problem ngre...
Continue reading...Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit, Lulzim Basha pranon ftesën, por ka një kusht për kryeministrin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk do të ketë më dialog me opozitën në praninë e të huajve. I pyetur nga gazetarët nëse e pranon dialogun me qeverinë jo në gjuhë angleze dhe nëse amendamentet kushtetuese të PD janë të panegociueshme, Basha u shpreh se është gati të ulet në diskutim dhe të pranojë propozimet e socialistëve, nëse sipas tij, ato janë të vlefshme. Reagimi i Bashës: “Pa diskutim që ne ulemi për të çuar përpara plotësimin e këtyre amendamenteve kushtetuese. Nuk shkojmë aty me qarkun e pushkës për të thënë...
Continue reading...A mendoni se Basha e Berisha do të hapin kartat për lidhje që mund të implikojnë edhe familjet e tyre? Arian Çani del me paralajmërimin e fortë
Gazetari Arian Çani i pyetur nëse përplasjet mes Berishës dhe Bashës do të shkojnë deri aty sa ta hapin kartat për lidhje që mund të implikojnë edhe familjet e tyre, ai doli me një pralajmërim të fortë. Sipas Çanit, kur në mes futen ambiciet politike, zhvillimet nuk do të mbyllen me kaq, por do të pasohen nga të tjera. Intervista: Pyetja: Zoti Çani, Basha foli një dite më parë për interesa personale të Sali Berishës. Mendon se te dyja palët do të shkojnë deri aty sa te hapin kartat për lidhje që mund të implikojnë ata vetë personalisht por dhe...
Continue reading...A do përjashtohen nga kandidimi personat e shpallur ‘non grata’? Shpërthen Lulzim Basha dhe jep përgjigjen e prerë
Kreu i PD Lulzim Basha gjatë konferencës që po mban sot në selinë blu është pyetur nga gazetarët nëse do të përjashtohen nga kandidimi personat e shpallur ‘non-grata’. Basha tha se kush e sheh këtë propozim me syzet e politikës së përditshme, bën gabim. Deklarata e Bashës: “Kush e shikon këtë propozim me syzet e politikës së përditshme bën gabim. Bën një gabim klasik në raport me mua. Në këto vite jam përpjekur të shoh përtej të përditshmes, sepse e përditshmja i mbush njerëzit me pesimizëm dhe ju humb shpresën dhe vizionin se çfarë mund të jetë më e mirë...
Continue reading...Astrit Patozi nxjerr prapaskenat politike dhe i bën 3 kërkesat e papritura Edi Ramës
Astrit Patozi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pasi kryeministri Edi Rama bëri publik sot se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në orbitë në Mars dhe në Qershor. Postimi i plotë: “DERI NË MARS NA BËJ ÇFARË TË DUASH, O KOMANDANT! Tani që morëm vesh për lëshimin e satelitit Albania 1, o komandant, na bëj çfarë të duash deri në mars, se nuk të themi gjë. Jemi gati të rrimë, jo vetëm pa drita, por edhe pa bukë po qe nevoja, vetëm bar nuk hamë dot, se nuk lejohet. Le që na...
Continue reading...Shkarkohet Luan Baçi si Kryetar i degës së PD-së në Fier, zbulohet kush emërohet në vend të tij
Bëhet me dije se Agron Kapllanaj është komanduar si Kryetar i degës së PD-së në Fier, deri në ristrukturimin e kësaj dege. Kapllanaj zëvendëson Luan Baçin, deputetin demokrat, i cili iu bashkua Foltores së ish-Kryeministrit Sali Berisha. Baçi kishte paraqitur dorëheqjen muaj më parë për shkak se kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, por ai vijonte të mbante funksionet e Kryetarit, pasi nuk ishte caktuar apo deleguar asnjë emër tjetër. Gjithsesi, duket se pozicionimi i tij përkrah foltores së Berishës, ka detyruar Lulzim Bashën, kreun e PD, që të përcaktojë një drejtues të degës, deri në atë që...
Continue reading...Ministrja Spiropali reagon pas ultimatumit që Rama iu dërgoi sot demokratëve dhe zbardh qëndrimin e PS-së
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është gati të diskutojë me opozitën për propozimet e bëra për ndryshimet kushtetuese. Rama tha se këto bisedime do bëhen në shqip dhe se “nuk do diskutojë me opozitën në anglisht”, duke lënë të kuptohet se këto janë çështje që duhen zgjidhur nga vetë palët politike dhe jo nga ndërkombëtarët. “Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk mund të ndryshojmë, çdo gjë tjetër po, nëse biem dakort, nuk është e shkruar në gur. Por, edhe një gjë, do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit, sa të jem unë nuk ka më dialog në anglisht me...
Continue reading...“S’e kuptoj se pse Soreca pranon që të shkelet nga toni erdoganist i Edi Ramës”, shpërthen gazetari Genc Burimi dhe befason me deklaratën e tij
Gazetari Genc Burimi ka kundërshtuar mënyrën sesi kryeministri Edi Rama u shfaq sot në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca në lidhje me raportin e vlerësimit të KE-së mbi procesin e negociatave. “Ai foli me një ton erdoganist në këtë konferencë për mediat. Është skifo, është me një ton erdoganist, ishte i papranueshëm. S’e kuptoj se pse Soreca pranon që të shkelet nga një ton i Edi Ramës, erdoganist. Ai i bën presion PD-së se nëse nuk e voton Vettingun do të përballet me amerikanët, ndërsa tani thotë se nuk merret me ndërkombëtarët. Patronazhistët janë në hetim...
Continue reading...U përfol se ka qenë pjesë e Soros-it, Endri Shabani del me reagimin e papritur: Turp të më vijë
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmeve që kanë qarkulluar dittë e fundit se ai bashkë me avokatin Adriatik Lapaj janë pjesë e fondacionit Soros. Përmes një postimi ironik ai kërkon falje që është përzgjedhur nga ky fondacion që ndihmon njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike që të kenë një avokat falas, që ndërton shkolla dhe rrugë në vendin tonë. Postimi i plotë: “Autokritike! Vertet e kam thene prej kohesh qe ne te shkuaren time kam punuar si studiues dhe menaxher programi per fondacionin Soros ne Shqiperi. Por deri me sot nuk kisha kerkuar...
Continue reading...




