Lajme

Lisandër Hoxha zbulon ‘lojën e pisët’ mes Ramës dhe Bashës: Luli është bërë mafioz

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, e ka konsideruar si një maskarallëk politik, propozimin e Bashës për vettingun e politikanëve. I ftuar në “Repolitix”, ai tha se kjo do ti kthejë politikanët në kukulla të Ramës dhe Bashës. “O është bërë Luli mafioz, ose po i çon me duart e veta Ramës një mekanizëm se si të ushtrojë presion tek disa njerëz me paçavure të tilla. Ky është një maskarallëk politik që politikanë të caktuar ti ushtrohet presion politik. Kjo është aq banale sa është politika shqiptare. Kjo do i kthejë politikanët në kukulla inkubatore të bindura ndaj Ramës dhe Bashës....

Continue reading...

Deklarata e fuqishme e Halil Gecit: Bekimi ka qenë në garë kundër Serbisë e Rusisë, ata janë të rrezikuar si Jasharajt e vjetër

Për zgjedhjet në Drenicë dhe fitorën e PDK-së, kundër Bekim Jasharit ka reaguar përsëri veprimtari i LDK-së, Halil Geci. Ai përmes një shkrimi në facebook, thotë se Bekim Jasharit i është vjedhur fitorja në Skenderaj, dhe kërkon nga drejtësia e KQZ-ja që t’ia kthejnë fitorën Jasharit. Në këtë shkrim, Geci thotë se kandidimi i Bekim Jasharit për të parin e Skenderajt ishte një testim i mrekullueshëm, që sipas tij, e vërtetoi se Drenica është nën mbikqyrjën e UDB-së dhe DGSE-së francëze. Madje Geci thotë se të rinjt e Jasharëve janë të rrezikuar sikurse të vjetrit. Geci shprehet se, Bekimi ka...

Continue reading...

Vuçiç: Prishtina pësoi një humbje politike, mund të ketë aksione të reja policore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se mund të ketë aksione të reja të Policisë së Kosovës, siç thotë ai për shkak të humbjes politike që pësoi Prishtina, duke shtuar se Serbia do të jetë gati për këtë. “Shpresoj se arsyeja dhe një qasje racionale do të mbizotërojë në punën e njerëzve në Prishtinë, edhe pse është e vështirë të llogaritet në atë pas kësaj disfate politike që ata përjetuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga situatat e pakëndshme të tyre,” është shprehur Vuçiç. Presidenti serb shtoi më tej se Beogradi duhet të jetë...

Continue reading...

“Veriu rrezikohej atëherë kur Haradinaj priste në zyrë Radojiçiqin”, “Unë frikën e kam te ti kryeministër”, përplasje mes Kurtit e Haradinajt për operacionet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës i është përgjigjur deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj pasi që ky i fundit tha se operacionet policore në veri janë bërë me qëllim për ta dorëzuar atë pjesë. Kryeministri Kurti tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot se sa ndonjëherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë. Kurti tha se ajo pjesë ka qenë e rrezikuar kur Haradinaj e priste në zyrë Milan Radojiçiqin. “Asnjë barrikada nuk ka në veri. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin...

Continue reading...

Baton Haxhiu zbulon: Pse Lëvizja ‘Vetëvendosje’ mori goditjen e fortë në zgjedhjet lokale

Analisti Baton Haxhiu thotë se rezultati i dobët i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale ka si fajtor vetë Albin Kurtin. Ai tha se kjo vjen pasi “projektimet e tij i ka ndërtuar mbi premtime dhe qëndrime që nuk i mban dot”. “Arsyeja është Albin Kurti vetë. Projektimet e tij i ka ndërtuar mbi fjali dhe premtimet që nuk mund t’i mbajë”, tha Haxhiu. Sipas analistit kreu i LVV ka hedhur poshtë 20 vjet të investuara në marrëdhëniet ndërkombëtare në 8 muaj në pushtet. “Këtë herë qytetarët e Kosovës e kanë votuar për racionalitetin dhe largimin e politikanit si mit dhe...

Continue reading...

Bill Gates i dha gazetares një çek dhe i tha: “Shëno shumën e dollarëve që do të dëshiroje dhe unë do t’i jap”

Bill Gates, një ndër njerzit më të pasur të botës i ftuar në emisionin This morning bisedoi ma gazetaren lidhur me suksesin e tij, transmeton InfoShqip. Gjatë bisedës Gates u pyet nga gazetarja se si kishte arritur të bëhej aq i suksesshëm dhe ai i ofroi asaj një çek të hapur ku ajo mund të shkruante shumën e dollarëve që do donte dhe ai ishte i gatshëm tja jepte. Nga kjo bisede gazetarja u ndje e ofenduar dhe iu përgjigj: ”Zoti Bill Gates, nuk po flas për këtë. Unë vetëm të pyeta se cili është sekreti i suksesit tuaj”. Ai...

Continue reading...

Çfarë duhet të ndodhë që Basha të jap dorëheqjen? Gjekmarkaj befason me përgjigjen e tij: Fundi i vjen kujtdo

I ftuar në “Politiko”, deputeti i PD-së është gjendur përballë një pyetje të sikletshme. “Çfarë duhet të ndodhë që Basha të japë dorëheqjen?” Ndërkohë Gjekmarkaj dha një përgjigje diplomatike duke thënë se ditën që do të humbë kur të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. “Përgjigja nuk do kënaqë askënd, as mua, as ty as publikun. Kur të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe të humbë me to. Fundi i vjen kujtdo,” tha Gjekmarkaj.

Continue reading...

Kush duhet të largohet nga PD, Berisha apo Basha? Blendi Fevziu bën deklaratën e papritur

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD Lulzim Basha, duhet të largohen të dy nga Partia Demokratike. Sipas tij, partia nuk merret peng nga asnjë prej të dyve, ndaj ata duhet “të hapin krahun”. “Nëse ti do një parti për të fituar zgjedhjet, të duhet një parti e hapur. PD ka nevojë për një drejtues që të mos jetë më shumë se 35-40 vjeç. Një i ri. Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD, pse jo. Të dy. Pse të merret partia peng”, tha ndërt ë tjera Fevizu në emisionin “Pikat mbi i”....

Continue reading...

Anëtari i Këshillit të PD sulmon Berishën: Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë të bëjnë puç brenda PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Viktor Bella ka komentuar zhvillimet brenda PD. Duke u ndalur te “Foltoret” që ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon, Bella shprehet se shumica e atyre që i janë bashkuar në takime kanë qenë dhe janë fatkeqësia e së djathtës në Elbasan. Ai u shpreh, se ish-kryeministri Sali Berisha është duke shkatërruar Partinë Demokratike. “Shumica e atyre që i ishin bashkuar z. Berisha në të shtatën “Foltore” të tij kanë qenë dhe janë fatkeqësia e të djathtës në Elbasan pasi gjatë qeverisë Berisha 1 dhe 2, nga servilizmi politik ndaj...

Continue reading...

Do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale? Rama e thotë hapur

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se zgjedhje të parakohshme lokale duhet të zhvillohen në ato bashki ku mungojnë aktualisht kryetarët. Rama tha në EuroNews se për zgjedhje të parakohshme lokale në të gjithë vendin nuk është në dorën e tij. “Zgjedhje të parakohshme normalisht duhet të bëhën aty ku mungojnë kryetarët e tyre, se janë 5-6 bashki ku nuk janë kryetarët e zgjedhur të 2019. Zgjedhje të parakohshme të përgjithshme nuk është në dorën tonë fare,” tha Rama.

Continue reading...