“Godet” lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë

Lideri i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu, është shprehur se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po përgatitet për t’u arratisur nga vendi.

Kemal Kılıçdaroğlu tha se Erdogan po e planifikon arratisjen së bashku me disa nga shoqëruesit e tij, përfshirë edhe familjen.

“Ata po përshpejtojnë përgatitjet për arratisjen e tyre. Erdogan po transferon shuma të mëdha parash jashtë vendit përmes strukturave paralele me bazë në Turqi që veprojnë si institucione.

Anëtarët e familjes Erdogan janë në ballë të këtyre strukturave. Në vendet e huaja, përmes këtyre strukturave po tentojnë të marrin leje qëndrimi dhe pune. Ata janë me nxitim për të krijuar Pensilvaninë e tyre”, tha politikani turk, duke paralajmëruar paraprakisht se do të bënte më shumë zbulime gjatë ditës.

“Erdogan, mos u mundo ta mohosh, ne dimë gjithçka, i kemi të gjitha dokumentet. Do të themi lamtumirë sonte”, tha presidenti i Partisë Popullore Republikane nga foltorja e Kuvendit të Turqisë, duke premtuar… zbulime të tjera.

Duke u përgjigjur, zëdhënësi i Erdogan pretendoi se deklaratat e Kılıçdaroğlu nuk janë politikë, por fushatë shpifjeje.