Borë në fund të qershorit dhe në fillim të verës ka rënë në Britaninë e Madhe. Kjo ka shokuar banorët e qytetit Valsal, të cilët në mëngjes janë zgjuar me rrugët dhe oborret e mbuluara nga bora. Një pjesë e madhe e britanikëve në disa zona vetëm pak ditë më parë kanë shijuar rrezet e diellit. Por një ditë apo gjegjësisht dje ata u zgjuan me borë si një befasi e madhe për ta. Rrugët u mbuluan me bore dhe se banorët thane se këto pamje janë mësuar që të shohin gjatë dimrit, përcjell Mirror. Snow hits UK in middle...
Continue reading...Lajme
“Kam bërë batuta me ambasadorët”, Kryemadhi zbulon frikën e madhe të Ramës
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me ngërçin në reformën zgjedhore, ku ka deklaxruar se kryeministri Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet. Më tej ajo ka treguar edhe një batutë me ambasadorët e huaj, të cilve u ka thënë se edhe nëse Taulant Balla numëron votat, Rama nuk shpëton. “Rama ka frikë nga zgjedhjet, nuk mund t’ja heqë dot atë frikë.Unë e kam thënë që nuk ka asnjë rregull që mund të shpëtoj situatën e zotit Rama.Unë kam bërë batuta ma ambasadorët. Edhe Taulant Balla ti numëroj votat nuk e shpëton Ramën“, tha Kryemadhi...
Continue reading...Pëllumb Pipero nxjerr prapaskenat e asaj çfarë po ndodh me COVID-19 në vend dhe ka një thirrje të fortë: Duhet bërë hetim inteligjent
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shprehet se në fillim të epidemisë vendet u përballën me shumë të panjohura për shkak të së cilës u vendosën masa kufizuese të detyruara për të mbajtur nën kontroll këtë virus. “Shifrat e para të raportuara janë të sforcuara, të mbajtura nën kontroll me forcë. Në rast se në atë fazë do kishim qenë të hapur si sot, do kishim 10-15 herë më shumë”, u shpreh Pipero. Ndërkohë që për numrin e testimeve, Pipero u shpreh pwr ABC News se në këtë fazë të dytë, duhet bërë një hetim inteligjent, dhe në kohën e duhur duhet...
Continue reading...A duhet të japë dorëheqjen Rudina pas shkarkimit të bujshëm të Fatmira Hajdarit? Përgjigjet Spartak Ngjela
Avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar fjalimin në Kuvend të deputetes Rudina Hajdarin mbi shkarkimin e nënës së saj nga vettingu. Ngjela shprehet se Hajdari nuk ka përse të japë dorëheqjen, pasi theksoi se ajo është një qytetare amerikane, pavarësisht se është me origjinë shqiptare. “Ajo është qytetare amerikane, ajo është martuar në Amerikë, nuk ka lidhje fare. Duhet të keni parasysh për një gjë, ajo vjen nga një vend perëndimor”, tha Ngjela për ‘Top Talk’.
Continue reading...Këto janë pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi që nënshkruhen në Shtëpinë e Bardhë?!
Një pjesë e portaleve në Kosovë, por edhe portale serbe kanë nxjerrë disa pika të siç thuhet Marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit që pritet të shpaloset në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Por autoritetet e Kosovës deri tani kanë mohuar të flasin për detaje të ndonjë marrëveshje. Në takimin e Uashingtonit, Kosova përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Abdulla Hoti, ndërsa pala serbe nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Ndërmjetës i takimit është diplomati i mirënjohur Richard Grenell, ndërsa pritet edhe asistimi i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë. Ja pikat që thuhet se janë pjesë e...
Continue reading...Deputeti gjerman i kundërpërgjigjet Grenellit për vizat: Pse SHBA nuk i kanë hequr vizat ndaj shtetasve të Kosovës?
Atë që e shprehu tërthorazi Ministria e Jashtme, e tha pa doreza, disa orë më pas në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Deputeti kristjandemokrat është prej mbi 10 vjetësh njohës i Ballkanit Perëndimor, raportues për Kosovën dhe Serbinë si në Bundestag ashtu edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe, veç të tjerash, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike. Fjala e Beyerit përmbante dy thirrje të cilat ai i transmetoi jo pa pasion: “Së pari në drejtim të kryeministri të ri, Avdulla Hoti, që të mos pranojë marrëveshje të fshehta. “Do your homework!”, bëni detyrat e shtëpisë, tha...
Continue reading...Virologu kryesor gjerman: Corona së shpejti një ftohje e zakonshme, pse mutacionet janë një lajm i mirë
Një valë e re e infeksioneve në Kinë, e dukshme e shkaktuar nga një koronavirus i mutuar, nuk është shkak për panik. Me mutacionin, SARS CoV-2, një virus që ka ngjallur frikë në botë, së shpejti mund të bëhet një ftohje e zakonshme, shkruan Deutsche Welle. Zhvillimi i një vaksine apo ilaçi efektiv kundër një lloji të ri të koronavirusit është i ndërlikuar, pikërisht sepse virusi po ndryshon vazhdimisht. Në rreth gjysmë viti nga shpërthimi i pandemisë, shkencëtarët kanë regjistruar 100 mutacione të ndryshme në SARS CoV-2 në të gjithë botën. Variante ose ndryshime të tilla janë normale pasi struktura...
Continue reading...Vala e dytë e COVID-19/ Pekini në alarm, 21 milionë persona futen në izolim
Pekini tha sot se ka rivendosur kufizimet e karantinës për rreth 21 milionë njerëz mes frikës për valën e dytë të koronavirusit dhe përhapjes në rajone të tjera. Në fillim të javës kryeqyteti kinez u detyrua të mbyllë shkollat, baret, restorantet dhe disa komplekse rezidenciale pas rritjes së numrit të infektimeve. Rastet e reja u gjurmuan në tregun më të madh me shumicë të qytetit Xinfadi, i cili gjithashtu u mbyll, megjithse prej tij vjen rreth 80 përqind e mishit dhe perimeve të kryeqytetit. Shifra e rasteve të reja në Pekin qëndron në 158. Kreu i qendrës së parandalimit të...
Continue reading...Nga 1 korriku në Itali bonus për pushimet deri në 500 euro për çdo familje
Italia miraton rregullat për bonusin e pushimeve. Masa e parashikuar në dekretin e Rimëkëmbjes në favor të familjeve me të ardhura (sipas llogaritjes ISEE indikatori i situatës ekonomike) të mos i kalojë 40.000 euro. “Nga 1 korriku deri në 31 dhjetor mund të kërkohen – shpjegon Agjencia e të ardhurave – lehtësimi i destinuar për të paguar shërbimet e ofruara në Itali nga sipërmarrjet turistiko-pritëse, agriturizmat e bed&breakfast.” Sa është masa e bonusit dhe si përfitohet: Deri në 500 euro Nëse familja e përbërë nga të paktën tre persona, bonusi mund të shkojë në 500 euro, ndërsa limiti është në...
Continue reading...“Kërkova rrënojat ku ka lindur stërgjyshi im”, Blendi Fevziu zbulon rrënjët e origjinës së tij dhe nuk do ta besoni se nga është (VIDEO)
Në një cikël emisionesh dedikuar destinacioneve interesante dhe të veçanta të Shqipërisë, emisioni “Opinion” zhvilloi këtë javë një tur që prekte pjesën jug-lindore të vendit, në zonën Korçë- Leskovik- Përmet. Gazetari Blendi Fevziu gjatë këtij itinerari ka vizituar edhe fshatin Starje, ku ndër të tjera është edhe origjina e stërgjyshit të tij, Abdyl Ypi, i cili në fakt ishte larguar shumë i vogël prej aty për të studiuar në Stamboll bashkë me vëllezërit e tij. “Kam një histori personale, kërkova rrënojat ku ka lindur stërgjyshi im, një emër i njohur i historisë së Shqipërisë deri në vitin 1920. Siç ndodh...
Continue reading...




