A duhet të japë dorëheqjen Rudina pas shkarkimit të bujshëm të Fatmira Hajdarit? Përgjigjet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar fjalimin në Kuvend të deputetes Rudina Hajdarin mbi shkarkimin e nënës së saj nga vettingu.

Ngjela shprehet se Hajdari nuk ka përse të japë dorëheqjen, pasi theksoi se ajo është një qytetare amerikane, pavarësisht se është me origjinë shqiptare.

“Ajo është qytetare amerikane, ajo është martuar në Amerikë, nuk ka lidhje fare. Duhet të keni parasysh për një gjë, ajo vjen nga një vend perëndimor”, tha Ngjela për ‘Top Talk’.