Vala e dytë e COVID-19/ Pekini në alarm, 21 milionë persona futen në izolim

Pekini tha sot se ka rivendosur kufizimet e karantinës për rreth 21 milionë njerëz mes frikës për valën e dytë të koronavirusit dhe përhapjes në rajone të tjera. Në fillim të javës kryeqyteti kinez u detyrua të mbyllë shkollat, baret, restorantet dhe disa komplekse rezidenciale pas rritjes së numrit të infektimeve. Rastet e reja u gjurmuan në tregun më të madh me shumicë të qytetit Xinfadi, i cili gjithashtu u mbyll, megjithse prej tij vjen rreth 80 përqind e mishit dhe perimeve të kryeqytetit. Shifra e rasteve të reja në Pekin qëndron në 158. Kreu i qendrës së parandalimit të...