Dalin në pah detaje të reja për takimin në Uashington

Takimi i Kosovës me Serbinë në Uashington i cili do të mbahet më 27 Qershor ka ngjallur reagime të mëdha se çfarë mund të ndodhë. Vazhdimisht po diskutohet se në këtë takim do të vendoset se çfarë mund të ndodhë me këto dy shtete mirëpo se kritikët po mendojnë që prapë nuk do të ketë zgjidhje përveç një takimi.

Profesori Binak Maxharraj, u shpreh që ndarja e Kosovës ka qenë temë e diskutimit edhe më herët dhe se nuk mund të befasohemi nëse flitet prapë dhe vendoset diçka në dëm të Kosovës, sepse ndarja e Kosovës ka fijen nga John Bolton.

“Ndarja e Kosovës si opsion ka qarkulluar vite me radhë në rrjetat e ndryshme sociale, por edhe fshehtas nëpër skutat e Evropës deri në Amerikë. Në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë është hapë tema e ndarjes së Kosovës edhe në Bruksel nën drejtimin e Federika Mogherinit, por është biseduar edhe në Uashington ku John Bollton (një miki Serbisë) e përkrahi idenë e shkëmbimit te territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Burime nga Uashingtoni pohojnë së ndarja e Kosovës u diskutua gjithashtu edhe gjatë vizitës së Thaçit dhe Vuçiq në Uashington ne shkurt të këtij viti. Është shumë e çuditshme pasiqë çështja e ndarjes së Kosovës ka radhë nga John Bolltoni në shtëpinë e bardhë ambasadori Grenell nuk e paska dijtë”, u shpreh profesori.

Më tej, Maxharraj thotë që edhe Thaçi vazhdimisht ka diskutuar në lidhje me ndarjen e Kosovës dhe se asnjë forcë nuk mund ta shtyjë Serbinë të hek dorë nga një ide e tillë.

“Diskutimi për ndarjen e Kosovës ka qenë prezent për gjatë gjithë viteve 2017 dhe 2018, sidomos ndarjen e Kosovës për këto vite nuk e ka heqë nga goja edhe Presidenti Hashim Thaçi, duke quajtur me emërime të ndryshme si ndarje, shkëmbim, korrigjim si kompromise të dhembshme, anipse kjo ishte iniciativë e Vuçiqit të cilën e merrte si strategji,si retorikë kombëtare,si diçka qe Serbinë e ka mbajtë në tryezë te dialogut për të gjitha këto vite dhe së nuk ka ndonjë force që e shtyën Serbin të heqë dora nga kjo, përfundon Maxharraj.