Lajme

A mund të infektohemi dy herë me koronavirus?

Një studim i ri nga Kina tregon se nivelet e një antitrupi, të gjetur te pacientët me COVID-19, bien në mënyrë dramatike dy-tre muaj pas infektimit. Studiuesit thonë se këto gjetje ngrenë pyetje për jetëgjatësinë e imunitetit të mundshëm kundër koronavirusit. Studimi, i publikuar më 18 qershor në revistën Nature Medicine, mbështet argumentet e atyre që thonë se distancimi fizik dhe kufizimet e tjera për shëndetin publik duhet të zgjaten. Ende nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare nëse një pacient i rikuperuar nga COVID-19 mund ta kontraktojë sëmundjen për herë të dytë, ose për sa kohë mund të jetë imun. Video:...

Continue reading...

Alarmi: Në Serbi, testet negative për COVID-19 mund të blihen në pompa të benzinës

Portali maqedonas MKD raporton se qytetarët e këtij vendi kanë raportuar tek autoritetet përgjegjëse se testet negative në koronavirus mund të blihen në Serbi edhe në pompa të benzinës. Tash, që Maqedonia ka vënë kusht që qytetarët që futen nga Serbia të kenë një test negativ në COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, ata po gjejnë mënyra për të shmangur testimin e vërtetë, falë edhe ofertës. Sipas raportimit të MKD.mk testet e falsifikuara negative mund të blihen nga 50 deri në 65 euro. “Transportuesit maqedonas të detyruar të paraqesin një test PCR jo më të vjetër se 72...

Continue reading...

14 ditë karantinë kush vjen nga Shqipëria! Sllovenia fut vendin në listën e kuqe prej Covid

Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia e ka futur Shqipërinë në listën e kuqe, kjo për shkak të rritjes së numrave të Covid. Kështu personat që do të shkojnë nga Shqipëria drejt Sllovenisë, do duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë Jelko. “Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe“.- ka thënë ai duke shtuar se ky vendim do të hyjë në fuqi që ditën e nesërme. Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për...

Continue reading...

Reagon edhe Albin Kurti, për aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit e Veselit: Dëmtim i imazhit të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para mediave për ngritjen e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Ai tha se kjo që po ndodh sot është pasojë e re e gabimeve të vjetra. “Ajo që po ndodh sot, është pasojë e re e gabimeve të moçme”, tha Kurti. Tutje, Kurti është shprehur se ai beson në pafajësinë e UÇK-së dhe luftëtarëve të saj. “Lufta e UÇK-së, është luftë e drejtë, kundër një okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë, dhe se luftëtarët e lirisë edhe politikisht edhe...

Continue reading...

Viktima më e re nga Covid-19 në Shqipëri, vdes 34-vjeçarja tek Infektivi, 67 raste të reja

Shqipëria ka regjistruar viktimën më të re me COVID19. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spitalin Infektiv, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me koronavirusin në total në 47. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ajo vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensioni “Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej...

Continue reading...

Reagon Isa Mustafa pas aktakuzës së Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Mustafa ka thënë se edhe nga drejtësia ndërkombëtare do të konfirmohet pë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. “Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Continue reading...

Tërmeti me magnitudë 7.7 shkund Meksikën, pritet cunami

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën Jugore dhe Qendrore pasditen e kësaj të marte rreth orës 17:40. Nuk ka ende raportime për dëme, por tërmeti është regjistruar me magnitudë 7.7 të shkallës rihter. Sicc raportojnë mediat ndërkombëtare, tërmeti ka pasur epiqendër bregdetin e Paqësorit në Oaxaca. Sipas Associated Press, raportohet se pas kësaj tronditjeje të tokës, pritet një cunam i mundshëm që do të përfshijë Honduras, El Salvador dhe Guatemala. Sipas dëshmive të para të qytetarëve, tërmeti i fuqishëm ka vijuar për rreth një minutë.

Continue reading...

Hakmarrje koronare ndaj Trump? BE: Jo amerikanëve në kontinent

Anëtarët e BE po përgatiten të ndalojnë amerikanët të vijnë në Evropë sepse Shtetet e Bashkuara nuk arritën të kontrollojnë pandeminë e koronavirusit, shkruan New York Times. SHBA ka të sëmurët më të shumtë me koronavirus në botë dhe po përballet me një rritje të re të numrit të të infektuarve. Sipas listës, Shtetet e Bashkuara do të vendosen në të njëjtën kategori si Brazili dhe Rusia. Në mars, kur numri i pacientëve ishte në rritje në Evropë, Presidenti amerikan Donald Trump ndaloi shumicën e anëtarëve të BE-së të hynin në Shtetet e Bashkuara. Gazeta amerikane pretendon se ajo kishte...

Continue reading...

“Kurrë në këto 21 vite s’kemi qenë kaq të përçarë!” Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në tryezë faktorin shqiptar

Përmes një postimi në Facebook, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës, që të mbledhin në një tryezë faktorin shqiptar. “Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përçojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!“– shkruan Pacolli ndër të tjera....

Continue reading...

U martua në burgun e Goli Otokut, kjo është historia rrëqethëse e Lebibe Dumoshit

Historia e Lebibe Dumoshit është e jashtëzakonshme. Ajo ka pritur shumë vite bashkëshortin e saj derisa ai po vuante në burgjet serbe. Dumoshi e ftuar në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini tregon se Osman Dumoshi ishte ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1968 në kohën kur u njoh me Lebiben. “Ishte viti 1974 kur u njoha me Osmanin. Isha 21 vjeçare. E kisha ëndërruar të krijojë një familje me një atdhetar si Osman Dumoshi. Një vit më pas u fejuam. Çdo gjë më dukej madhështore. Dy muaj pas fejesës e arrestuan atë Adem Demaçin dhe shumë atdhetarë të tjerë”, tregon...

Continue reading...