“Kurrë në këto 21 vite s’kemi qenë kaq të përçarë!” Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në tryezë faktorin shqiptar

Përmes një postimi në Facebook, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës, që të mbledhin në një tryezë faktorin shqiptar.

Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përçojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!“– shkruan Pacolli ndër të tjera.

Lexoni më poshtë postimin e plotë: