14 ditë karantinë kush vjen nga Shqipëria! Sllovenia fut vendin në listën e kuqe prej Covid

Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia e ka futur Shqipërinë në listën e kuqe, kjo për shkak të rritjes së numrave të Covid. Kështu personat që do të shkojnë nga Shqipëria drejt Sllovenisë, do duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë Jelko.

“Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe“.- ka thënë ai duke shtuar se ky vendim do të hyjë në fuqi që ditën e nesërme.

Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit.

Shiko tv shqip live