Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimit drejt Uashingtonit ku më 27 qershor do të mbahej një takim për dialogun Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është konfirmuar nga Presidenca kosovare. Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar edhe i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në një postim të tijin në Tëitter, Grenell shkruan: “Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij për në Uashington pas njoftimit të bërë sot nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj këtë vendim për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështja...
Continue reading...Lajme
Silva Bino: Mjekët e QSUT kanë tangërllëk, nuk i vënë maskat
Rastet e shumta me koronavirus në vend gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësime në institucionet shëndetësore, por edhe të publikut. Për të folur me situatën epidemike jo të favorshme dhe lidhur me vatrat infektive në qendrat shëndetësore ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Juli Xhokaxhi në “Byro Politike”, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino. Bino tha se rastet pozitivë për koronavirus ditën e sotme nuk mund të quhen vatër infeksioni edhe pse ajo e pranoi që në këto raste ka patur të infektuar edhe nga QSUT. Sipas Binos ky infeksion në qendrat shëndetësore dhe...
Continue reading...Vjosa Osmani për akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit: Serbia nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme
Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për aktakuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK Kadri Veseli. Vjosa thekson se drejtësia duhet të kryejë punën në mënyrë të pavarur. “Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, shkruan Vjosa. Statusi: “Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e...
Continue reading...Veseli: Akuzat janë të pabazuara, motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse krime dhe pengim të punës së gjykatës, transmeton Gazeta Metro. Lideri i PDK-së tha se në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. “Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, tha Veseli. “Një...
Continue reading...Haradinaj për ata që po i gëzohen lajmit për Thaçin e Veselin: Gjithmonë ka pas zëdhënës të Milosevicit
Ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Dukagjinit, Daut Haradinaj ka reaguar pas aktakuzave të propozuara për Thaçin e Veselin. Haradinaj ka thënë se ky është shumë lajm i keq, mirëpo se pret që Thaçi e Veseli të dalin edhe më të fortë nga kjo betejë. “Natyrisht që është lajm tepër i keq, por është rast tepër i pakjartë sepse s’kemi dëgjuar se prokuroria publikon aktakuzën para konfirmimit. Është për t’u shqetësu edhe për vet kohën kur publikohet kjo aktakuzë. Kjo nuk është praktikë e njohur në drejtësinë ndërkombëtare. Aktakuza po tenton një gjykim publik. Gjykata është vet politike. Pra kur...
Continue reading...Polici i Kosovës i gëzohet aktakuzës së Thaçit e Veselit nga Gjykata Speciale
Gëzim Krasniqi, rreshter në Policinë e Kosovës ju është gëzuar lajmit të ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli. Kraniqi i cili punon në Prishtinë si polic, ka shpërndarë lajmin në rrjetin social Facebook dhe se ndjehet i kënaqur (lexo: feeling happy ka shkruar në Facebook). Krasniqi u bë i njohur gjatë vitit 2018, kur në Prishtinë ai ishte fotografuar duke ledhatuar një qen, foton e kishte realizuar atë kohë Armend Nimani. Kujtojmë se një urdhëresë e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj...
Continue reading...Labi reagon pas vendimit për lejimin e organizimit të dasmave: Bingo, urime dasmorë, kur bën mirë edhe gjen mirë
Të martën është marrë vendim nga Qeveria e Kosovës për shfuqizimin e vendimit që ndalonte organizimet që përfshinin tubime të shumta në njerëz. Duke qenë se për këtë ngjarje edhe u protestua javën e kaluar nga këngëtarët dhe pronarët e restoranteve, institucionet vendosën që të marrin vendim për lejimin e organizimeve të tilla si ahengjet dhe dasmat, por nën masa të caktuara të cilat do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vazhdim. “Nga nesër, do të bëjmë një udhëzues, edhe do të jetë publik për të gjithë. Bashkë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, në grupin punues në kuadër të...
Continue reading...Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Serwer: Kosova është në telashe
Daniel Serwer, ekspert i Ballkanit në SHBA, thotë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera. Serwer teksa ka komentuar në platformën e tij, aktakuzën për krime lufte të Gjykatës Speciale kundër presidentit Thaçi, Veselit dhe të tjerëve, ka thënë se ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit. Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, ka bërë të ditur se:...
Continue reading...Rama i del në mbrojtje Thaçit: Nuk po gjej fjalët e duhura për të shprehur indinjatën time
Pas akuzave të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Rama shkruan në Facebook se nuk gjen dot fjalët për të shprehur indinjatën. Ai bën me dije se do të shprehet publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time! Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të...
Continue reading...Tanket e trupat pushtojnë Sheshin e Kuq në Moskë, Putin në retorikë patriotike për zgjatje të mandatit
Kolona tankesh e trupash ushtarake kryen sot paradën madhështore në Sheshin e Kuq në Moskë, teksa presidenti Vladimir Putin nxiti ndenjat patriotike në prag të votës së zgjatjes së mandatit të tij. I detyruar të shtynte paradën e Ditës së Fitores më 9 Maj prej pandemisë së koronavirusit, Putin e caktoi atë vetëm një javë para votës së 1 korrikut për reformën kushtetuese që do të zgjasë mundësinë e mandatit të tij . Mes disa ndryshimeve të pritura, Putin propozoi heqjen e kufizimeve për numrin e mandateve presidenciale. Infektimet e koronavirusit kanë rënë së fundmi në vend dhe Moska ka...
Continue reading...




