Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka demantuar raportimet e “The New York Times”, se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandar Vuciq. Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje. Madje ai ka shtuar se “The New York Times” nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vet negociatori. “NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkaruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam...
Continue reading...Lajme
Pamje të frikshme nga tërmeti që tronditi Meksikën, shtyllat e ndërtesat shkunden dhe deti tërhiqet (VIDEO)
Meksika u godit pak minuta më parë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 sipas shkallës Rihter, duke shkaktuar kaos dhe panik tek miliona banorë, të cilët kanë vërshuar nëpër rrugë. Së fundmi, kanë dalë edhe pamjet e para që tregojnë tmerrin që kanë përjetuar qytetet e prekura nga tërmeti me fuqi shkatërruese. Siç shihet dhe në videot e publikuara në mediat sociale, ndërtesat shkunden bashkë me shtyllat e tensionit, ndërsa në disa pamje të tjera një prej qytetarëve thotë se është tërhequr deti. Deri më tani nuk ka raportime për lëndime në njerëz apo dëme serioze materiale, ndërkohë...
Continue reading...Koronavirusi, numra shqetësues në komunën e Çairit
Komunat e Shkupit kryesojnë me numrin e të infektuarve. Duke përfshirë edhe rastet e publikuara në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numër treshifshor të rasteve aktive ka në Çair 402 raste, e dyta renditet Gazi Baba me 150 raste aktive, më pas vjen Buteli, Saraji, Aerodromi, Qendra dhe Karposhi. Shkupi regjistron 1734 raste aktive. Nr. i rasteve aktive në Komunat e Shkupit Çair – 402 • Gazi Baba – 150 • Butel – 138 • Saraj– 137 • Aerodrom – 136 • Qendër – 131 • Karposh – 116 • Kisella Vodë – 98 • Studeniçan – 86...
Continue reading...I gjithë i kabineti i Hotit braktis sallën e Kuvendit kur Vjosa Osmani merr fjalën në Kuvend
Përplasja e brendshme dhe tensionet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë, mospakënaqësia e zyrtarëve të LDK’së me kryeparlamentaren Vjosa Osmani tani po shfaqet hapur, shkruan Gazeta Metro. Derisa Vjosa Osmani ka marrë fjalën që të flasë rreth shkuarjes së kryeministrit Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, i gjithë kabineti i Qeverisë Hoti ka lëshuar sallën e Kuvendit duke mos e dëgjuar fjalimin e saj. Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij u larguan nga salla e Kuvendit porsa Osmani doli në foltore, po sa filloi ajo fjalimin nga salla doli edhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj dhe Driton...
Continue reading...Fillojnë fluturimet, aeroporti “Adem Jashari” hapet më 28 qershor
Sipas një vendimi të ish-Qeverisë Kurti të datës 13 mars për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovës, me datën 17 mars ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”. Janë bërë gati tre muaj që nga ndërprerja e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, qytetarët të shumtë kanë mbetur jashtë Kosovës dhe shumë prej tyre që gjendjen brenda Kosovës nuk munden të udhëtojnë drejt botës. Megjithatë më në fund Qeveria Hoti ka marrë vendim për hapjen e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës. Rihapja e...
Continue reading...Vizat për Kosovën, Grenell përplaset me eurodeputeten: 20 vjet që ankohesh
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka replikuar në rrjetin social Twitter me të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Richard Grenell. Diskutimi virtual mes tyre ka nisur fillimisht mbi rezultatet e marrëveshjes Kosovë – Serbi mbi autostradën, linjën ajorore dhe hekurudhën, për të përfunduar më tej tek çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. “Interesante. A ka ndonjë rezultat nga “marrëveshja” e fundit për hekurudhat dhe aviacionin? Nuk po gjej asnjë”, shkruante Von Cramon në Twitter. Por pak kohë më vonë, Grenell nuk është kursyer në përgjigjen e tij, teksa i ka kujtuar eurodeputetes detyrat e saj...
Continue reading...Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor
Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë. Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me...
Continue reading...Cristiano Ronaldo thyen rekord në Serie A
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka tejkaluar Rui Costan duke u bërë portugezi me më së shumti gola në Serie A. Superylli i Zonjës së Vjetër e konvertoi në gol një penallti në ndeshjen kundër Bolognas, me ç’rast Bianconerët u forcuan në krye të tabelës. . Ky ishte goli i 22-të i CR7 këtë edicion në kampionatin italian, një më shumë sesa i shënoi në sezonin e tij debutues kur u transferua nga Real Madridi në vitin 2018. Në këtë mënyrë, ai ka arritur një total prej 43 golash duke e tejkaluar Rui Costan, i cili ka luajtur për...
Continue reading...Britanikët e ‘ngelën’ në intervistë, Qeveria Hoti e riemëron sekretar të MTI-së
Burim Rreci është rikthyer në një pozitë të cilin e kishte më herët në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në atë të sekretarit permanent në këtë dikaster.Ricaktimi në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së u bë nga Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi i cili mban nënshkrimin e shefit të ekzekutivit, Avdullah Hoti. Rreci ishte zgjedhur në postin e sekretarit të Përgjithshëm nga qeveria Haradinaj përkundër faktit që ekspertet Britanik të BDO-së kishin vlerësuar se ai nuk i plotëson kushtet të emërohet sekretarë i përgjithshëm.Gjatë kohës sa Rreci ishte sekretar i përgjithshëm i MTI-së ishin punësuar të...
Continue reading...Rama flet si kryesues i OSBE-së: Duhet armëpushim global
Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën Vjetore të Sigurisë, në cilësinë e kryesuesit të OSBE .Kreu i qeverisw shqiptare iu bëri thirrje gjithë palëve që të bëjnë një armëpushim global teksa siguroi se OSBE do të punojë për të zgjidhur konfliktet. Ai shtoi se duhet dhe një vëmendje e shtuar tek terrorizmi pasi prej 2016 nuk ka më një angazhim nga OSBE edhe pse kërcënimi nuk është zbehur. ”Po ju bëj jehonë urgjente për një armëpushim global. Koha për të lënë mënjanë armiqësitë, na duhet solidaritet. Duhet të kujtojmë së pari e mbi të gjitha që...
Continue reading...




