U martua në burgun e Goli Otokut, kjo është historia rrëqethëse e Lebibe Dumoshit

Historia e Lebibe Dumoshit është e jashtëzakonshme. Ajo ka pritur shumë vite bashkëshortin e saj derisa ai po vuante në burgjet serbe.

Dumoshi e ftuar në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini tregon se Osman Dumoshi ishte ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1968 në kohën kur u njoh me Lebiben.

“Ishte viti 1974 kur u njoha me Osmanin. Isha 21 vjeçare. E kisha ëndërruar të krijojë një familje me një atdhetar si Osman Dumoshi. Një vit më pas u fejuam. Çdo gjë më dukej madhështore. Dy muaj pas fejesës e arrestuan atë Adem Demaçin dhe shumë atdhetarë të tjerë”, tregon Lebibja.

Lebibja tregon se në vitin 1976 filloi gjykimi i Osmanit dhe të tjerëve ku i fejuari i saj u dënua me 7 vite burg për shkaqe politike.

“Të 18 të dënuarit i shpërndanë. Në fillim Osmanin e vendosën në burgun e Pejës. Punoja në bankë në atë kohë dhe me shumë mund arrita të arsyetohem dhe të shkojë në vizitë në burg. Pasi foli më nënën e vet mua më tha: “Lebibe, shtatë vite janë shumë. Ti je shumë e re dhe vazhdo jetën tënde”. Unë i thashë jo shtatë vite por edhe 70 do të presë”.

Dy javë pas vizitës në burgun e Pejës Lebibja thotë se Osmani i dërgon një letër ku tregon që e kanë dërguar në burgun e Lepogllavës të njohur si Goliotok.

Lebibja thotë se pasi realizuan një vizitë në burg, Osmani i kishte shkruar një letër duke i thënë që të mos e provojë më pasi atë nuk e lejojnë për shkak të mbiemrit të ndryshëm.

“Unë më pas i shënova nëse ka ndonjë kusht që unë duhet ta plotësojë për të mundur të realizojë vizita. Ai më tha që duhet të kurorëzohemi”.