Lajme

Politikani grek: Rama po dëbon grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq

Politikani grek Grigoris Karamelos, ish-ligjvënës Grek, ka folur për çështje territoriale në vendin tonë. “Pasi arritëm t’i ruanim rrënjët dhe traditën tonë gjatë diktaturës së Hoxhës, ne mund ta bëjmë atë edhe tani,” tha Grigoris Karamelos, ish-ligjvënës Grek, duke paraqitur propozime se si shteti helen mund të ndihmojë komunitetin që ndodhet në të ashtëquajturin Epiri i Veriut. Grigoris Karamelos, edhe konsull grek në Korçë, gjatë një interviste për Channel One në emisionin “Logos kai Antiologos” me Nikos Paraskeva, tha se Grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira për shkak të politikave që po ndjek Kryeministri Edi...

Continue reading...

Paralajmërimi i fortë i Menduh Thaçit: Mund të rikthehet konflikti

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi. Në Maqedoninë e Veriut do të zhvilloheshin zgjedhje politike më datë 12 prill, por u shtynë me konsensus politik për t’u zhvilluar në mesin e muajit korrik, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Teksa jemi pak ditë larg zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, tha se prioriteti i partisë që ai drejton është që të zgjerojë elektoratin e saj dhe të sigurojë një vend në parlamentin maqedonas. Ndër të tjera...

Continue reading...

I ofenduan vajzën dhe dhëndrin, Erdogan del me paralajmërimin e fortë

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se do të forcojë kontrollin qeveritar mbi mediat sociale, pas fyerjeve drejtuar vajzës dhe dhëndrit të tij kur ata njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të katërt, përmes rrjetit social Twitter. Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij me anë të një videokonference, Erdogan deklaroi se do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “akteve imorale” viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave. “A e kuptoni pse ne jemi kundër mediave sociale si YouTube, Twitter dhe Netflix? Për të zhdukur...

Continue reading...

Do të sigurojmë pension social për çdo grua që nuk ka as një ditë pune

Kandidati për Kryeministër të parë Shqiptar, Naser Ziberi, sot në parkun e Çairit prezantoi zotimin e tij për 100 ditët e para si Kryeministër. Ai sot iu drejtua pensionistëve duke e sjellë në pah vlerën e të gjitha nënave dhe gjysheve të cilat me shumë mund kanë kontribuuar për ngritjen e kësaj shoqërie dhe njëherit të cilat deri më tani nuk kanë pasur një të ardhur si pension për arsye se puna e tyre nuk ka qenë kurë zyrtare. “Unë si Kryeministër i parë Shqiptar dua të sigurohem që edhe ato që kurë nuk kanë pasur një punë zyrtare por...

Continue reading...

Befason historiania shqiptare: Aktakuza ndaj Thaçit lajm i mirë

Historiania Elena Kocaqi thotë se aktakuza ndaj Hashim Thaçit është një lajm i mirë sepse ka ndalur ndarjen e Kosovës. “Vuçiçi vuri në rresht këta dy të tanët që janë amatorë. Serbia ka 100 vite që e bën këtë gjë. Nënshkruan marrëveshje dhe i dështojnë. Nuk kanë shanse që kufijtë në Ballkan të vendosen nga shqiptarët. Akuza doli përpara që të ndalojë ndarjen e Kosovës dhe mendoj se kjo është një gjë pozitive. Gjykatë si kjo është e pa precedentë në histori. As në vendet koloniale nuk është bërë që të ketë një gjykatë që është e Kosovës, por jashtë...

Continue reading...

A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Ja çfarë thotë përfaqësuesja e ISHP-së

Përfaqësuesja e ISHP-së Eugena Tomini, e ftuar në emisionin “Real Story” është pyetur nëse po diskutohet rimbyllja nga koronavirusi, tha se vendi ynë ka kapacitete të përballojë situatën. “Një vend nuk duhet të gëzojë nëse ka vdekje më pak apo më shumë. Shqipëria renditet ndër të fundit nivele të vdekjes. Shqipëria ka kapacitete për të përballuar gjendjen. E kemi më të mirë që të përballojmë situatën sesa të kthejmë sërish mbylljen. Duhet të respektohen masat në mënyrë korrekte.Infeksionet sjellin vdekje, për fat të keq. Sistemi shëndetësor është forcuar, jo vetëm për shkak të gjendjes, por edhe për këtë normalisht. U...

Continue reading...

BE konfirmon listën e vendeve nga do të presë vizitorë

Bashkimi Europian publikoi listën me 14 vende, qytetarët e të cilit do të lejohen që të udhëtojnë në bllokun nga 1 korriku. Dhe Shqipëria nuk është pjesë e kësaj liste për shkak të mosmenaxhimit të situatës së pandemisë. Gjithashtu nga lista është përjashtuar edhe SHBA, Brazili dhe Kina, por me këtë të fundit BE është gati që të bëjë një marrëveshje reciproke për udhëtarët nga BE. Kontrollet kufitare janë hequr tashmë për qytetarët që udhëtojnë brenda bllokut. Në listën e sigurt aktuale, që do t’i nënshtrohet sërish ndryshimeve, bëjnë pjesë Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda...

Continue reading...

‘Virus i pabesë! U takuam 3 javë më parë dhe s’dinim ç’na priste’, Kolegët flasin të prekur për mjekun që humbi jetën

Ndarja nga jeta e Prof. Dr Arjan Pushi ka prekur kolegët, pacientët dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Ai ia kushtoi jetën e tij luftës ndaj kësaj sëmundjeje të pabesë. Mjeku Edvin Prifti ka bërë sot një dedikim të ndjerë për kolegun e tij, doktorin Arjan Pushi, që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit. Ai kujton takimin e para tre javëve me doktorin dhe bisedën për COVID-19, ndërkohë që shprehet se ai nuk e dinte më çfarë po përballeshin. “Mas mediat të dhanë për të vdekur 24 ore më parë a thua se shprehnin kënaqësinë që një profesor...

Continue reading...

Rama: Vendimi i BE për moshapjen e kujfive për Shqipërinë, politik. Në Bruksel thoshin s’duam t’ia dimë fare

Bashkimi Europian ka vendosur të hapë kufijtë për Serbinë e Malin e Zi, por jo për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinën e Kosovën, me justikimin e rritjes së infektimeve nga koronavirusi në këto vende. BBC thotë se ky në fakt është një vendim politik e ekonomik, pasi Serbia realisht, ka numrin më të lartë të të infektuarve në Ballkan. Edhe kryeministri Edi Rama, gjatë deklaratës së tij nga Kosova, tha se ky është një vendim politik dhe nuk ka lidhje fare me pandeminë. “Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e...

Continue reading...

Hapja e kufirit me 1 korrik! Greqia ndryshon vendim, ja kush mund të kalojë

Megjithëse një ditë më parë zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka komunikuar se do të hapen në 1 korrik kufijtë me Shqipërinë , Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë në kuadrin e lehtësimit të masave kundër pandemisë ,pasditen e së martës ai ka dalë me një komunikatë të re sqaruese për personat që do të lejohen të hyjnë në tokën greke. Kryesisht sa i përket Shqipërisë, si vend i tretë ,vërtetë që dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të hapen prej 1 korrikut, por përsëri do të lejohen vetëm ata persona që kanë arsye të veçanta pune...

Continue reading...