Politikani grek: Rama po dëbon grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq

Politikani grek Grigoris Karamelos, ish-ligjvënës Grek, ka folur për çështje territoriale në vendin tonë.

“Pasi arritëm t’i ruanim rrënjët dhe traditën tonë gjatë diktaturës së Hoxhës, ne mund ta bëjmë atë edhe tani,” tha Grigoris Karamelos, ish-ligjvënës Grek, duke paraqitur propozime se si shteti helen mund të ndihmojë komunitetin që ndodhet në të ashtëquajturin Epiri i Veriut.

Grigoris Karamelos, edhe konsull grek në Korçë, gjatë një interviste për Channel One në emisionin “Logos kai Antiologos” me Nikos Paraskeva, tha se Grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira për shkak të politikave që po ndjek Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj tyre.

Ai tha se “nga njëra anë, Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa përmbushur kriteret e anëtarësimit dhe nga ana tjetër ajo mban marrëdhënie të ngushta me Turqinë.”