Befason historiania shqiptare: Aktakuza ndaj Thaçit lajm i mirë

Historiania Elena Kocaqi thotë se aktakuza ndaj Hashim Thaçit është një lajm i mirë sepse ka ndalur ndarjen e Kosovës.

“Vuçiçi vuri në rresht këta dy të tanët që janë amatorë. Serbia ka 100 vite që e bën këtë gjë. Nënshkruan marrëveshje dhe i dështojnë. Nuk kanë shanse që kufijtë në Ballkan të vendosen nga shqiptarët.

Akuza doli përpara që të ndalojë ndarjen e Kosovës dhe mendoj se kjo është një gjë pozitive. Gjykatë si kjo është e pa precedentë në histori. As në vendet koloniale nuk është bërë që të ketë një gjykatë që është e Kosovës, por jashtë territorit dhe me gjykatës të huaj. Parlamenti edhe me 2/3 nuk e anulon dot këtë gjykatë pasi ka një marrëveshje që mandatin e kësaj gjykate e mbaron vetëm KiE. Mendohet se do të zgjasë 20 vite për të gjykuar krimet e pasluftës.”-tha Kocaqi.