Flora Dujaku, gruaja nga Prishtina e cila ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme është gjetur sot në Malet e Sllatarit, shkruan Gazeta Sinjali. Ajo u gjetë nga ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, pas 28 orësh kërkim. “Pas 28 orëve kërkim arritëm ta gjejmë zonjën, Florie Dujaka. Është shëndoshë e mirë, e kemi në makinë dhe e kemi gjetë në Malet e Sllatarit. Pak shi, pak tereni i keq, por me rëndësi ia arritëm”, ka thënë Tahiri në një video të postuar në Facebook. Kujtojmë që po i njëjti mori pjesë edhe në kërkimin e zonjës Remzie Mustafa,...
Continue reading...Lajme
“E keqja sapo ka filluar”, Altin Goxhaj zbulon prapaskenat e rënda: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë më 25 qershor
Avokati Altin Goxhaj teksa ka mbërritur në studio me topat e letrave higjienike, ka hedhur akuza të rënda mbi shpikjen sipas tij të rasteve në shtim të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa pohoi se më datë 25 qershor opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord të shtyjnë me 3 muaj gjendjen e situatës së jashtëzakonshme. “Këto letra higjenike janë rezultat i ç’ka kanë bërë, dhe ngjyra rozë është pikërisht mesazhi. E keqja sapo ka filluar. Asnjë përfaqësues i opozitës, përkundrazi të gjithë përkrahin planet e Edi Ramës për të zgjatur karantinën edhe 3 muaj të tjerë. Plani i tyre është...
Continue reading...Spartak Ngjela tregon se çfarë fshihet pas shkarkimit të politikanes së njohur shqiptare dhe paralajmëron ndryshimin e madh: Kjo do të ndodhë
Dje është shkarkuar Vjosa Osmani nga posti i nënkryetarës dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për avokatin Spartak Ngjela kur antivlera shoqërore shkarkon vlerën e vërtetë dhe patriotike nga postet drejtuese të shtetit, patriotit të vërtetë i shtohet vlera deri në maksimumin historik të patriotizmit. Ngjela shkruan se të korruptuarit në Prishtinë dhe në Tiranë po presin që me anë të forcës së politikës amerikane të fitojë korrupsioni në Prishtinë, të copëtohet territori i shtetit të Kosovës dhe Serbia të dominojë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë me veglat e saj, si në 100 vjet. Analiza e...
Continue reading...Pëllumb Pipero optimist, jep mesazhin që na qetëson të gjithëve
Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë thirrje që qytetarët të mbajnë maska, pasi virusi nuk është zhdukur. Pipero tha se situata nuk duhet neglizhuar pasi “virusi është midis nesh, mund të na sëmurë sërish e mund të na marrë edhe jetën nëse nuk respektojnë disa rregulla elementare”. Ndërkohë që shumë qytetarë janë të shqetësuar në lidhje me pushimet e verës dhe mundësinë e një infektimi në plazhe, Pipero u shpreh: “Plazhi, rëra, dielli, janë shumë të shëndetshëm nëse ruajmë protokollet. Nëse mbajmë distancën dhe mbajmë maskën do kemi shëndet të plotë dhe të pushojmë të qetë. Duhet t’i...
Continue reading...Spanja heq kufizimet për shtetet e Bashkimit Europian
Spanja ka nisur të rihapë industrinë e saj të turizmit, duke hequr kufizimet për vizitorët nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar. Të gjithë turistët që do të vijnë, do t’iu matet temperatura në aeroporti, do t’iu merren të dhënat nëse ata kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe detajet e tjera personale. Me heqjen e kufizimeve, Spanja i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, që ishte në fuqi për tre muaj. Megjithatë, maskat e fytyrës duhet të mbahen në ato vende publike ku distancimi fizik është i pamundur që të mbahet. Spanja ka regjistruar mbi 245,000 të infektuar me koronavirus...
Continue reading...Putini shqyrton mundësinë të marrë një mandat të ri si President i Rusisë me ndryshimet kushtetuese
Vladimir Putin po shqyrton mundësinë e një mandati tjetër të ri si president i Rusisë nëse votuesit miratojnë ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin këtë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve ndërsa cituan një intervistë me udhëheqësin rus të dielën. Rusia do të zhvillojë një votim mbarëkombëtar nga 25 qershor deri më 1 korrik mbi ndryshimet e propozuara në kushtetutë, përfshi një amendament që do të lejonte zotin Putin të kërkonte edhe dy mandate të tjera gjashtëvjeçare si president, pasi të përfundojë mandati i tij aktual në vitin 2024. Kundërshtarët thonë se reformat janë hartuar për të lejuar Putinin të mbajë...
Continue reading...Trump rikthehet me tubimin e parë që nga marsi: Shumica e heshtur është më e fortë se kurrë më parë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “shumica e heshtur është më e fortë se kurrë më parë”, pasi ai mbajti tubimin e tij të parë që nga marsi. Por dukej se shumë nga “shumica e tij e heshtur” kishin qëndruar në shtëpi, mes paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë për rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Stadiumi ka një kapacitet 19,000 por organizatorët kishin thënë që vetëm 10,000 njerëz do të lejoheshin të hynin. Tubimi në stadiumin BOK në Tulsa, Oklahoma, ishte promovuar si një mundësi rikthimi për Trump – një shans për të rritur fushatën e tij për rizgjedhje në nëntor....
Continue reading...Spiuni Rus: Amerika po provon ta sundojë botën (VIDEO)
Shefi i shërbimit rus të spiunazhit ka dhënë një intervistë ekskluzive me BBC-në. Ai thotë se politika e Trump mund ta çojë botën drejt një katastrofe. Udhëheqësi i Shërbimit Rus të Inteligjencës Ndërkombëtare, i ka thënë BBC-së se Amerika po provon ta sundojë botë dhe kjo mund të çojë në një katastrofë. Në një intervistë ekskluzive, Sergei Naryshkin, gjithashtu tha se Rusia nuk i beson as qeverisë së Britanisë së Madhe. Shefi i spiunazhit rus, në këtë intervistë për Steve Rosnberg, me rastin e 75 vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, tha se njerëzit në Perëndim kanë harruar...
Continue reading...Nga Vetëvendosje: E mirëpresim ardhjen e Vjosa Osmanit në VV
Vjosa Osmani sot është shkarkuar nga të gjitha pozitat e LDK-së nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie. Vet Osmani ka reaguar duke i paralajmëruar “diferencuesit” se do të takohen në zgjedhje prapë. Raportet e mira të Osmanit me Kurtin dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie, kanë bërë që aktivistët e LVV-së ta ftojnë Osmanin në partinë e tyre. Vlerson Hasani, aktivisti i VV-së që u sulmua nga truprojat e Thaçi, ka shkruar në grupin #mekryeministrin se Vjosa është e mirëseardhur në VV.
Continue reading...Ndalohen fluturimet deri më 27 qershor, Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për qytetarët
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se vazhdon gjendja e njëjtë sa i përket fluturimeve, të cilat janë ndaluar deri më 27 qershor. Nga Aeroporti është theksuar përmes njoftimit se ka kapacitete të plota për fluturime për ardhje dhe nisje, por se gjithçka varet nga autoritetet shtetërore. Njoftimi i plotë: “Njoftim për udhëtarë, Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës. Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që...
Continue reading...




