Paralajmërimi i fortë i Menduh Thaçit: Mund të rikthehet konflikti

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi. Në Maqedoninë e Veriut do të zhvilloheshin zgjedhje politike më datë 12 prill, por u shtynë me konsensus politik për t’u zhvilluar në mesin e muajit korrik, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Teksa jemi pak ditë larg zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, tha se prioriteti i partisë që ai drejton është që të zgjerojë elektoratin e saj dhe të sigurojë një vend në parlamentin maqedonas. Ndër të tjera...