Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ishte e ftuar në studion e emisionit “Open”. Për më shumë se tre muaj, mjeken nuk e kemi parë në publik, por sot ajo zgjodhi që të thyejë heshtjen dhe të flasë për situatën e COVID-19 në vendin tonë. Me hapjen, u besua se virusit i erdhi fundi, por mjeke Çomo thotë se nuk është aspak kështu. Ndonëse në fillim të kësaj pandemie u raportua se virusi ka “pre” të preferuar të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, Çomo thotë se tashmë ka ndryshuar ky rregull dhe ka raste të infektimit e vd...
Continue reading...Lajme
Netanyahu: Izraeli në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se vendi është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së mprehtë të numrit të rasteve të reja të koronavirusit. “Ne jemi në mes të një sulmi të ri të koronavirusit. Epidemia është shumë e fortë, në të gjithë botën dhe në vendin tonë,” tha Netanyahu në seancën e qeverisë. Ai paralajmëroi, se nëse nuk merren masa urgjente, shumë izraelitë do të vdesin, raportojnë mediat izraelite. “Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Nëse nuk ndalojmë përhapjen e koronavirusit, nuk do të kemi shëndet ose ekonomi, shumë qytetarë izraelitë do të humbasin...
Continue reading...Po nëse Biden bëhet president, ç’do të ndodhë me Evropën?
Në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen vjetore të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme ‘(ECFR), Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Heiko Maas pohoi se pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA këtë nëntor, evropianët “do të duhet të mendojnë se si të shmangin dhe përballojnë konflikte në afërsi të Evropës, madje edhe pa SHBA’’. Shumë ekspertë evropianë, siç janë Janan Ganesh dhe Wolfgang Münchau i Financial Times, kanë argumentuar se marrëdhëniet SHBA-BE nuk do të ndryshojnë dukshëm edhe nëse një Demokrat do të mposhte Presidentin e SHBA Donald Trump. Një president demokrat, thonë ata me argumenta,...
Continue reading...Si të jenë liruar nga zinxhirët! Media gjermano-austriako-zvicerane: Ballkani, vatër e re e pandemisë
Ditët e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë paraqitur gjithnjë e më shumë në mediat gjermane si një fokus i ri evropian i pandemisë koronavirus. Autoritetet në Gjermani dhe Austri po paralajmërojnë qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në vendet e rajonit, ndërsa në Zvicër po mendojnë nëse do të prezantojnë një karantinë të detyrueshme 14-ditore për të gjithë që vijnë nga Evropa Juglindore. E përditshmja e Mynihut – Sueddeutsche Zeitung vlerëson se “pandemia goditi Ballkanin me gjithë fuqinë e saj”, megjithëse ky rajon “dukej se kishte shpëtuar nga vala që goditi pjesë të Italisë dhe Spanjës pranverën e kaluar”....
Continue reading...Gjenerali rus demanton presidentin: Putin gënjen, s’u pyet a të hyjmë në Kosovë, ja kush dha urdhër
Përvjetori i hyrjes tinëzare të rusëve në Kosovë (11 qershor 1999), është bërë temë e madhe përçarëse në Rusinë e Vladimir Putinit. Gjeneralë të ushtrisë ruse, janë ndeshur ashpër në një televizion rus për motivet e hyrjes së trupave ruse, duke dhënë arsye të ndryshme, transmetuan mediat serbe. Në fakt, arsyeja kryesore, ajo e “mbrojtjes së serbëve” as që është përmendur ndonjëherë, duke argumentuar kështu se rusët asnjëherë nuk veprojnë asgjë pa e parë interesin e tyre. E gjitha ka filluar pas deklaratës së Putin, se ai kishte dhënë urdhër për zbarkimin e forcave ushtarake ruse në Aeroportin e Prishtinës....
Continue reading...Liberali serb i cili njeh pavarësinë e Kosovës i infektuar nga koronavirusi: Jam lodhur
Politikani serb i cili njohu pavarësinë e Kosovës, dhe lideri i LDP-së, Cedomir Jovanoviq, është infektuar nga koronavirusin. Ai thotë, se ndihet i lodhur dhe se vetëm oksigjeni e ka shpëtuar. Tutje ai bën thirrje për kujdes. Shkrimi i plotë: “Jam lodhur, kemi ndaluar përhapjen gjatë fundjavës, oksigjeni më ka shpëtuar dhe më duhet akoma të pushoj mushkëritë që janë duke luftuar virusin. Ngadalë duke ulur temperaturën dhe qetësuar presionin e gjakut. Mjekët janë gjithmonë me mua dhe reagojnë ndaj çdo ndryshimi të terapisë. Për natën e dytë me radhë, me mbështetjen e tyre, unë arrita të flija për disa...
Continue reading...Mjeku nga Belgjika jep lajmin e keq: Jemi në fillim të pandemisë, ja sa kohë do zgjasë
Peter Piot, ndihmësi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbi krizën e koronavirusit, ka deklaruar se pandemia është vetëm në fillimet e saj dhe njerëzimit i mbetet shumë për të luftuar. “Kemi të konfirmuar 10 milionë raste në të gjithë botën, por mendoj se janë mbi 20 milionë. Shumë shpejt do të kalojmë shifrën e gjysmë milioni viktimash. Bashkë me HIV dhe gripin spanjoll të 1918, është epidemia dhe kriza sociale më e madhe në kohë paqeje. Jemi në fillim të pandemisë. Sa kohë që do të ketë persona që preken, virusi është shumë i disponueshëm të...
Continue reading...OBSH bën thirrje për rimbyllje. Rritje rekord e rasteve të COVID-19, 212.326 në 24 orë
Numri i rasteve të reja me Covid-19 në të gjithë botën ka arritur një rekord tëri prej 212.326 raste në 24 orë, sipas një raporti të situatës nga Organizata Botërore e Shëndetit. Raporti thotë se ka pasur më shumë se 10.9 milion raste të konfirmuara Covid-19 globalisht, me 212.326 raste të reja në 24 orët e fundit. Ka pasur të paktën 523,011 vdekje në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë, me 5,134 prej atyre vdekjeve të raportuara në 24 orët e fundit. Virusi, i cili u shfaq për herë të parë në Kinë, është përhapur në të gjithë...
Continue reading...Kryeministri Rama alarmon rusët, shihni çfarë raporton një nga mediat më të rëndësishme në Rusi
Media më e rëndësishme e Rusisë, që mbështet influencën e saj në Ballkan, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm takimit të Rama-Hoti e në veçanti deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare për vënien në dispozicion të Portit të Durrësit për interesit e biznesit kosovar. Kjo gazetë ka një rubrike komenti i javës dhe aty theksohet se tashmë “Kosova bëhet me dalje në det dhe shqiptarët tentojnë të bashkohen”. Sipas Sputnik, logjika e dhënies së një pjesë së kalatave të Portit të Durrësit për biznesin e Kosovës, nga ku mund të paguhet direkt dogana e që futet direkt në buxhetin...
Continue reading...Ndërroi jetë mjeku i parë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, po rritet zhgënjimi i mjekëve prej mosrespektimit të masave
Mjeku i parë, viktimë e virusit korona. Nga komplikimet që i ka shkaktuar virusi, në Spitalin e qytetit “8 Shtator” ndërroi jetë mjeku Arifikmet Dehari, urolog nga Tetova. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe këtë mëngjes tha se Dehari ishte hospitalizuar për shkak të problemeve neurologjike por ka dalë pozitiv edhe në testin për Kovid-19. Pas 15 ditëve mjekim në spital, sot ndërroi jetë. “Mjeku Dehari, i cili kishte edhe disa muaj për të dalë në pension, është mjeku i parë i cili ndërroi jetë për shkak të komplikimeve me Kovid-19. Shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjes së tij. U apeloj kolegëve...
Continue reading...




