Lajme

Keni vendosur që nga Gjermania të shkoni për pushime në vendlindje, ja cilat janë kushtet dhe rregullat? (VIDEO)

Gjermania ka rregullat e qarta për ata që udhëtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnjë – Hercegovina dhe Serbia. Të gjithë ata mërgimtarë që vendosin të vijnë për pushime në vendlindje, duhet të kenë të qartë se pas kthimit duhet të futen në karantinë 14 ditëshe. Rregullat janë të forta dhe për çdo shkelje do të përballen me gjoba të larta. Por, nëse keni një test negativ dhe e bëni gjatë kthimit në një vend të BE-së (si shembull për mërgimtarë tanë nëse gjatë kthimit vendosi për ta bërë në Kroaci, Slloveni apo ndonjë vend tjetër)...

Continue reading...

Ky është bilanci i sotëm i të infektuarve në Shqipëri

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 74 raste të reja, ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA). Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë bashkë me rastet e reja është rritur në 2.893 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 76, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë...

Continue reading...

Irani regjistron shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga COVID-19

Irani sot ka regjistruar shfirën më të lartë ditore të viktimave që nga fillimi i epidemisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit, betejën me virusin e kanë humbur 163 persona. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i epidemisë në Iran, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 11.571. Ndërkaq, me 2.560 raste të reja, numri i të infektuarve me virusin ka arritur në 240.438.

Continue reading...

Shkencëtarët: Covid-19 transmetohet përmes ajrit, OBSH duhet të ndryshojë rekomandimet

Qindra shkencëtarë pretendojnë se ka prova që koronavirusi në grimca më të vogla në ajër mund të jetë ngjitës dhe i kanë bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të ndryshojë rekomandimet e saja. OBSH shprehet se koronavirusi përhapet kryesisht nga një person në tjetrin nga spërklat e një personi të infektuar kur teshtin, kollitet ose flet. Në një letër të hapur për OBSH, të cilën nënshkruesit planifikojnë ta botojnë në një ditar shkencor javën e ardhshme, 239 shkencëtarë nga 32 vende cituan prova që tregojnë se grimcat më të vogla mund të jenë ngjitëse, shkruan gazeta ‘New York Times’....

Continue reading...

Ç’po ndodh me Corona-n? OBSH: Jemi në kulmin e dytë ta valës së parë, ja si sfidohet

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit për situata emergjente, Michael Ryan, thotë se “tani është koha për të luftuar” kundër pikut të valës së tanishme të pandemisë koronavirus dhe për t’u përqëndruar më pak në një valë të dytë të mundshme. Ryan tha se bota do të jetë shumë më mirë në luftën kundër valës së dytë nëse njerëzit marrin mësime nga luftimi i valës së parë. Zyrtarët e OBSH-së theksuan se veshja e maska, distanca fizike dhe higjena e individëve, si dhe monitorimi i kontakteve dhe ndjekja e rasteve të infektuara nga autoritetet shëndetësore, është një strategji kryesore për...

Continue reading...

‘Incident shumë i rëndë’, përplasje në det mes Francës edhe Turqisë, reagon edhe Merkel

Kancelarja Angela Merkel e quajti konfrontimin mes një fregate franceze dhe një skuadre luftanijesh turke para brigjeve të Libisë një “incident shumë të rëndë”. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha, se veprimet e Turqisë janë “të papranueshme”. Ai kërkoi një “sqarim të politikës turke në Libi, sepse ky është një kërcënim për Afrikën dhe një kërcënim për Evropën”. Çfarë ndodhi para brigjeve të Libisë? Më 10 qershor, fregata franceze “Courbet” iu afrua një skuadre prej tri luftanijesh turke që shoqëronin një anije civile që lundronte nën flamurin e Tanzanisë. “Courbet” ishte duke patrulluar në kuadër të misionit të NATO-s “Sea Guardian”,...

Continue reading...

Deklarata e Boltonit e zbuloi arsyen e vërtetë se pse u krijua Qeveria Hoti

Pasi ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka treguar se nuk ishte ideja e tij për shkëmbimi territorial. Ka reaguar ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i cili në postimin e tij në Facebook ka ironizuar ata të cilët e quanin Qeverinë Kurti “antiamerikan”. Postimi i plotë: “Bolton është “antiamerikan” që tregoi të vërtetën për ndarjen e Kosovës dhe marrëveshjen Thaçi- Vuçic. Edhe çka tjetër duhet të vërtetojë pse ju desht kjo qeveri Koti?”

Continue reading...

Dalin masat e reja, kthehet ora policore dhe mbyllen lokalet gjatë natës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19. Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit. “Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim...

Continue reading...

Si mund të jetë vala e dytë e koronavirusit?

Teksa koronavirusi po përhapej me shpejtësi në muajt shkurt dhe mars, shumë qeveri vendosën masa të rrepta karantine. Përmes një përpjekjeje masive publike, këto vende kanë qenë të suksesshme në ngadalësimin e pandemisë, shkruan Forumi Ekonomik Global. Duke kombinuar qasje të ndryshme të shëndetit publik, vende si Sllovenia dhe Zelanda e Re, e kanë zhdukur virusin brenda kufijve të tyre. Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë bërë një përparim të rëndësishëm në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Megjithatë, karantinat kanë çuar në humbje të konsiderueshme ekonomike dhe sociale, në vendet ku janë aplikuar masa të rrepta për distancimin...

Continue reading...

Sanxhaku lindor në kolaps shëndetësor, kërkon ndihmë nga Kosova e Shqipëria

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, ka alarmuar për gjendjen e rëndë në Sanxhakun lindor si pasojë e pandemisë Covid-19. Në një komunikatë të lëshuar për media kjo shoqatë apelon tek institucionet shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë që të ndihmojnë këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët. Ky është apeli i shoqata “Kosova për Sanxhakun”: Sanxhaku lindor është në kolaps shëndetësor Edhe pse në Sanxhak po arrijnë ndihma të konsiderushme nga të gjitha anët, mungesa e përsonelit shëndetësor është problem kyç në luftë me pandeminë Covid-19. Komunat më të rrezikuar nga pandemia covid-19 janë Tutini, Sjenica dhe N. Pazari, të cilat shtrihen në pjesën...

Continue reading...