Kush do ta formoj qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut?

Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja me 46 mandate të fituara ka kapacitetin më të madh koalicionues, përderisa nga OBRM-PDUKM-ja të cilët kanë 44 mandate besojnë se kanë besimin më të madh që të luftojnë për përbërjen e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik të këtij viti. Në përbërjen e re kuvendore LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja do të kenë më pak deputetë se deri më tani, përderisa BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët do ta rrisin përfaqësimin e tyre, ndërsa “E majta” me dy deputetë hyn për herë të parë në Kuvend. Sipas rezultateve finale...