Në kufirin mes Bullgarisë dhe Greqisë shiten teste të falsifikuara për Covid-19

Në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë është vërejtur shitja e testimeve të rrejshme me rezultat negativ të Covid-19, testet shiten me çmim prej 30 deri në 40 euro, njofton televizioni grek Mega. Sipas televizionit grek, testet e rrejshme janë zbuluar pas një hetimi të policisë në vendkalimin kufitar “Promahonas”, ku një grup i organizuar ka shitur teste të falsifikuara me rezultat negativ të Covid-19 duke iu mundësuar shtetasve të ndryshëm të futen në territorin e Greqisë. Rastet në fjalë kanë detyruar autoritetet greke që të përpilojnë një listë ku janë përfshirë 100 laboratorë nga i gjithë Ballkani, rezultatet e të...