Pas humbjes, fillon përçarja në ASH, kërkohet dorëheqja e Selës

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, siç edhe pritej, brenda Aleancës për Shqiptarët kanë filluar përçarjet. Disa aktivistë në rrjetin social “Facebook” kanë shkruar se duan dorëheqjen e Ziadin Selës nga kryetari i partisë për faktin që koalicioni dhe partia e tyre i humbi zgjedhjet kundër BDI-së edhe në njësinë zgjedhore numër 5 prej nga edhe vjen Ziadin Sela.

“Pas çertifikimit të rezulltateve në të gjitha njesit zgjedhore, mendoj qe Ziadin Sela duhet të jetë i pari ai që do të reflektoj për humbjen e arritur ne Zonen 5, prej nga ai vjen. Mendoj qe duhen reforma brenda ASH-së, dhe ne krye të saj të prij Arben Taravari. Gostivari me rrethin e deshmoj veten” thotë përkrahësi i ASH-së nga Gostivari, Egzon Azizi.

Jo rrallë herë është folur për përçarje brenda Aleancës për Shqiptarët edhe atë pikërisht mes Taravarit dhe Selës. Sipas zërave që qarkullojnë në opinion, të gjithë ata që janë larguar nga Aleanca për Shqiptarët problem kanë pas me Sekretarin e përgjithshëm të ASH-së Arben Taravarin e jo me Selën, gjë që ka shkaktuar nervozizëm edhe tek kreu i partisë Sela.

Aleanca për Shqiptarët ka statut të veçantë të partisë, ndryshe nga partitë tjera politike shiqptare në Maqedoni. Aty lejohet fraksioni brenda partiak ndërsa është i kufizuar edhe mbajtja e pozitës së kryetarit për më shumë se dy mandate, ndërsa Sela është në fund të mandatit të dytë.

Nuk dihet nëse Sela do të ndikojë për të ndryshuar satatuin e partisë ose do të dorëhiqet nga kreu i partisë dhe këtë pozitë do ia lëshojë Taravarit.