Nga seanca plenare, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se PS nuk merr urdhra as nga PD dhe as opozita parlamentare. Ai e paralajmëroi këtë të fundit se duhet të përgatitet të bëjë lëshime dhe jo të shantazhojë kuvendin me ikje prej tij. “Ta bëjmë këtë proces me dinjitet, mos ki merak zonja Hajdari unë nuk hyj te ata, ti e ke thënë vetë se unë jam sulltan, nuk hyj te ata që marr urdhra nga jeniçerët e Lulit. Një gjë është e sigurt, ju duhet të përgatiteni të bëni lëshime dhe jo të shantazhoni Kuvendin se ndryshe ne...
Continue reading...Lajme
“Do vazhdojë deri në tetor”, Rama jep lajmin e mirë për të gjithë ata që do frekuentojnë plazhet
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vijon dezinsektimi i zonave bregdetare për një sezon turistik të sigurt. Postimi i Ramës në facebook: “Nga Velipoja në Butrint, vijon dezinsektimi i zonave bregdetare për një sezon turistik të sigurt. ✅ Programi kombëtar i dezinsektimit nuk është ndalur që prej muajit Maj dhe do të vijojë në të gjithë zonat e nxehta të paracaktuara nga ekspertët e shëndetit publik deri në muajin Tetor. Ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike. #ShëndetësiaNëGatishmëri” – shkruan...
Continue reading...Merr kthesë moti, ja si do të jetë të premten dhe të shtunën
Në vijim të ditëve me mot të nxehtë dhe të kthjellët edhe për nesër parashikohet që vendi ynë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje shoqëruar me reshje shiu në formë pikash, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Por gradualisht nga dita e Shtunë nis përkeqësimi gradual i situatës së parashikuar meteorologjike.Moti pritet të nis me kthjellime, por gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, por përjashtuar këtu vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore. Në zonat kodrinore-malore do të ketë...
Continue reading...Turqia nuk pranon thirrjet e SHBA-së për Shën Sofia: Është çështje e jona e brendshme
Gjykata më e lartë administrative në Turqi pritet të vendosë nëse Hagia Sofia në Stamboll mund të shndërrohet në xhami. Vendimi i Këshillit Shtetëror mund të merret më 2 korrik, apo brenda 15 ditëve, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve. Në një deklaratë nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Turqisë Hami Aksoy tha: “Jemi të tronditur nga deklarata e Departamentit të Shtetit për Hagia Sophia. Si të gjitha pronat kulturore edhe Hagia Sophia gjendet në tokat tona dhe është pronë e Turqisë dhe çdo çështje rreth saj i takon asaj si e drejtë sovrane.” Deklarata bëhet më e ashpër...
Continue reading...Der Standard: Thaçit i’u ofrua shpërbërja e Speciales në këmbim të lëshimeve për Serbinë
Një nga gazetat më të mëdha austriake Der Standard, ka shkruar në lidhje me aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe fjalimit të mëpasshëm të presidentit nga zyra e tij. Der Standard, në një shkrim që ishte jo veç gazetares, por edhe me komentime editoriale, e ka quajtur Thaçin në disa raste “patetik”, kur ka komentuar fjalimin e tij.Por, një pjesë që bie në sy në këtë artikull të Der Standard, është edhe një koment ku thuhet, duke u bazuar në burime, se “Thaçit iu ofrua shpërbërja e gjykatës në këmbim të lëshimeve për Serbinë”. Der Standard gjithashtu e...
Continue reading...Çfarë po ndodh? SHBA-ja blen të gjitha rezervat e ilaçit që trajton koronavirusin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë pothuajse të gjitha rezervat për tre muajt e ardhshëm të një prej ilaçeve që ka funksionuar në trajtimin e Covid-19, Remdesivir, duke mos lënë asnjë shishe për Europën dhe pjesën tjetër të botës. Ekspertët e fushës janë alarmuar nga veprimi i njëanshëm i SHBA-së. “Ata kanë qasjen më të madhe të furnizimit me ilaçin Remdesivir, kështu që nuk ka asgjë për Europën,” tha Dr Andrew Hill, studiues në Universitetin e Liverpool. Remdesivir është ilaçi i parë i aprovuar nga autoritetet shëndetësore se mund të kurojë, jo parandalojë, koronavirusin, i cili shkakton Covid-19. Dozat...
Continue reading...Thirrje Turqisë nga SHBA: Hagia Sophia, muze e jo xhami
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i bëri thirrje Turqisë të mos ndryshojë statusin e Hagia Sophia-s së Stambollit dhe të lejojë që ajo të mbetet muze. Në një deklaratë të lëshuar një ditë para vendimit të gjykatës, e cila mund t’i hapë rrugën kërkesës për të kthyer përsëri Hagia Sophia-s në një xhami, Pompeo vlerësoi autoritetet turke për mirëmbajtjen e ndërtesës “në një mënyrë të jashtëzakonshme” si një muze, por paralajmëroi se ndryshimi i statusit të tij do të rrezikojë trashëgiminë e saj. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë turke të vazhdojë të ruajë Hagia Sophia-s si një muze, si një...
Continue reading...Dalin bisedat sekrete, Trump i bindet vetëm Ivankës: Merkelin e quajti “budallaçkë”, ja çfarë tha për Putinin e Erdoganin
Reporteri legjendar Carl Bernstein, ka publikuar në CNN një shkrim me akuza tronditëse për presidentin Donald Trump. Ai pretendon se ka siguruar disa transkripte të bisedave të Donald Trump, me liderët kryesorë të botës. Në këto biseda, raportohet se Trump ka veç lëvdata për Vladimir Putin dhe madje edhe i serviloset këtij të fundit, duke kërkuar me çdo kusht miratimin e këtij të fundit.Dhe në momentin kur një prej këshilltareve i kujton se kush është Putin, një ish-spiun i regjur i KGB-së së famshme, Trump e injoron, duke dëgjuar më shumë këshillat e së bijës dhe dhëndrit të tij. Tronditëse...
Continue reading...Shqiptari Elez Biberaj ngjitet në krye të Zërit të Amerikës
Agjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës. Emërimi i zotit Biberaj u njoftua përmes një emaili drejtuar stafit të martën nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale Michael Pack. Po ashtu u njoftua edhe emërimi i drejtuesve në detyrë për rrjetet e tjera informative që mbikqyren nga USAGM dhe financohen nga qeveria amerikane. Zoti Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e...
Continue reading...Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB
Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv.presidentit për sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur zëvendëspresidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si zv.presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me ambasadorin Volkan Bozkir, presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme,...
Continue reading...




