Stojance Angelov po mbron Dua Lipën, shkruan mediumi serb Alo.rs. Në artikull shkruhet se një person që luftoi në konfliktin ndër-etnik në vitin 2001 në Maqedoninë Veriore po mbron Dua Lipën rreth postimit për Shqipërinë Etnike. Ai theksoi se Lipa është një nga këngëtaret më të mira në botë. “Fakti që këngëtarja angleze Dua Lipa publikoi hartën e Shqipërisë së Madhe nuk e ndryshon faktin që ajo aktualisht është një nga këngëtaret më të mira në botë”, tha ai.
Continue reading...Lajme
Mërgimtarët nga Gjermania mund të vijnë për pushime (VIDEO)
Gjermania vazhdon ti konsideroj si vendet e Ballkanit të rrezikuara, për shkak të vazhdimsisë me rastet e koronavirusit dhe se ajo vetëm rekomandon qytetarët e saj që të mos udhëtojnë atje. Pra nuk ndalon, vetëm i paralajmëron shtetasit e saj që mos të udhëtojnë edhe në shtetet si: Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë – Hercegovina, etj. Ky paralajmërim vlen deri në fund të gushtit. Por këto janë vetëm rekomandime, ashtu siç i jep edhe Bashkimi Evropian. Se a do të lejohet kjo të ndodhë në gusht, varet se si do të jetë gjendja me koronavirusin...
Continue reading...Haradinaj kërcënon Hotin: Po vazhdove kështu, do të rrëzoj qeverinë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti. “Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, – është shprehur Haradinaj. Ai gjithashtu ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksander Vuçiç. “Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksandër Vuçiçit që tash e ka përvojën e parë e...
Continue reading...Ali Ahmeti: Më ka ftuar Gjykata Speciale në Hagë dhe do të shkoj
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21. “Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, – tha Ahmeti. Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit. Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftén e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.
Continue reading...Joe Biden, kundër Trump me vota muslimane: Ja ç’ka thënë Profeti Muhamed mbi të keqen
Kandidati demokrat për presidencialet e 3 nëntorit, Joe Biden të hënën vendosi një precedent historik si kandidati i parë presidencial në historinë e SHBA për të adresuar një mbledhje të muslimanëve amerikanë përpara zgjedhjeve presidenciale. Deri më tani, asnjë kandidat presidencial – qoftë nga Partia Republikane apo Demokratike – nuk i është drejtuar ndonjëherë komunitetit në këtë pjesë të fushatës. Biden ishte mysafir i Employment Action, i cili punon në fushën e të drejtave politike myslimane në Shtetet e Bashkuara, në një program virtual në internet me titull “Miliona zëra muslimanë”, në të cilin morën pjesë më shumë se 3,000...
Continue reading...E majta kërkon tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe dalje nga NATO
Partia politike e cila ka marrë dy deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, E majta në programin e saj sa i përket fushës së politikës së jashtme, përpos synimeve për anulim të Marrëveshjes së Prespës dhe rishqyrtim të Marrëveshjes me Bullgarinë ofron zgjidhje specifike me të cilat do të shkaktonte kthesë r adikale në politikën e jashtme të vendit. Një nga qëllimet kryesore drejt së cilës është orientuar kjo parti në fushën e raporteve bilaterale, është tërheqja e njohjes së Kosovës, Izraelit dhe Koresë së Jugut. Ndërkohë, kjo parti vlerëson se vendi duhet të njohë menjëherë pavarësinë e Palestinës, Katalonisë...
Continue reading...Vuçiq: Jam i tronditur, Kosova dhe Kroacia po armatosen me shpejtësi të jashtëzakonshme
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se të gjithë në rajon po armatosën me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe vlerësoi se “diçka e çuditshme po ndodh”. “Sot mora një raport për të gjithë rajonin dhe u trondita sepse nuk e rishikova atë raport për dy muaj e gjysmë. Kemi një hendek të madh në automjetet e blinduara drejt Kroacisë. Kemi probleme të mëdha me stërvitjen dhe armatimin shtesë të Ushtrisë së Kosovës”, tha Vuçiq për Radio Televizionin Serbi. Lidhur me pretendimet e mediave se tanket gjermane po vinin në Kosovë, Vuçiq tha se ai kishte kërkuar “të gjitha informacionet” nga agjencitë...
Continue reading...Dodik: Nëse Kosova “mbetet” në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në BeH
Nëse Kosova “mbetet” në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë anëtari i Presidencës së BeH, Millorad Dodik. Në një konferencë me gazetarët, të mbajtur pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe anëtarët e qeverive të Serbisë e të RS-së, deklaroi se edhe Republika Serbe duhet të ketë të drejtën si Kosova të deklarohet për identitetin e saj, transmeton Koha raportimin e mediave serbe. “Pse ne të mos e kemi atë të drejtë”, ka pyetur Dodik dhe ka shtuar: “Nëse Kosova mbetet pjesë e Serbisë, (thotë kështu, ani pse Kosova ka dekada...
Continue reading...Sekretet tronditëse! Angela Merkel shmangu luftën mes Turqisë dhe Greqisë
Sipas informacionit të BILD, natën e kaluar ishte gati lufta midis Turqisë dhe Greqisë në konfliktin mbi depozitat e mundshme të gazit në ishullin e vogël mesdhetar të Kastellorizo. Gazeta gjermane “Bild” shkroi një artikull ekskluziv të sajin ditën e mërkurë, ku mes rreshtave pretendonte se kancelarja Angela Merkel kishte ndalur shpërthimin e luftës së armatosur mes Turqisë dhe Greqisë. “Bild” u referohet zhvillimeve që ndodhen në fillim të kësaj jave, ku Turqia nisi 18 anije luftarake në mbështetje të një anijeje kërkim-nxjerrjeje hidrokarburesh në ujërat and Mesdheutdohen edhe nga Greqia. Athina iu kundërpërgjigj me vendosjen në alarm të të...
Continue reading...Lladrovci: Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ftesa për të qenë dëshmitar në Hagë për Ali Ahmetin nuk ishte befasi, sepse të gjitha personalitetet që ndërtuan dhe kontribuan për UÇK-në, tashmë janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar. Z. Lladrovci ka theksuar se “Kosova është krenare me bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke e çliruar Kosovën, së bashku me NATO-n”. Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve, ka shkruar në postimin e...
Continue reading...




