Zgjedhjet po afrojnë! Juristi i njohur zbulon çfarë po përgatit Rama

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata shprehet se kryeministri Rama është gati të bllokojë negociatat me Shqipërinë vetëm që të ndryshojë Kushtetutën që të manipulojë dhe të fitojë në mënyrë të paligjshme zgjedhjet.

“Si mund të quhet demokraci kur synon të heqësh një nga kolonat e demokracisë, koalicionin politik. Të na kthesh si në kohën e Enverit. Përveç rikthimit të krizës ka hapur përplasjen me faktorin ndërkombëtar perëndimor.

Është gati të shkojë në ekstremin e marrëzisë, të bllokojë negociatat me Shqipërinë vetëm që të ndryshojë Kushtetutën, të manipulojë dhe të fitojë në mënyrë të paligjshme zgjedhjet. Të ndalojë koalicionet që të ketë mundësi të qëndrojë në pushtet. Për pushtetin e tij, fatin e Shqipërisë po e vendos përballë mbylljes së negociatave.

Ne si opozitë nuk do t’i bëjmë gjyqin faktorit ndërkombëtar. Gradualisht faktori ndërkombëtar e kuptoi se sa më shumë lëshime i bën Edi Ramës aq më shumë shkon drejt Putin drejt këtyre shtete me demokraci sipërfaqësore”, tha ai për ABC News.