Pëllumb Pipero e thotë hapur: Situata ka dalë jashtë pritshmërive, koronavirusi mund të zgjasë deri në dy apo tre vite

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e epidemisë në vendin tonë, ku sipas tij situata ka dalë jashtë pritshmërive.

“Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”, kështu tha mjeku Pëllumb Pipero në studion e Hipokratit duke i dhënë përgjigje një pyetje nga publiku.

Ndërsa për shtimin e rasteve mjeku Pipero tha:

“Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshëmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi”.