Sërish numër i lartë i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoni, bie numri i viktimave në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 1.312 testime, ndërsa janë regjistruar 123 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup – 54, Kumanovë – 5, Dibër – 4, Shtip – 18, Prilep – 1, Tetovë – 5, Strugë – 6, Manastir – 2, Ohër – 3, Gostivar – 16, Krushevë – 1, Demir Hisar – 1, Sveti Nikollë – 1, Kërçovë – 4, Resnjë – 1.

Sot Instituti për shëndet publik regjistroi 74 pacientë të shëruar në Shkup – 23, Dibër – 1, Shtip – 2, Prilep – 6, Tetovë – 15, Manastir – 7, Gostivar – 6, Koçan – 2, Probishtip – 2, Kërçovë – 5, Resnjë – 5.

Kanë vdekur tre persona, një pacient nga Shkupi dhe nga një nga Dibra dhe Strumica.

“Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile kanë vdekur dy pacientë të moshës 55 dhe 61 vjeçarë. Në SP Strumicë ka vdekur një pacient të moshës 67 vjeç”, – informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi epidemisë arrin në 9.669, numri i pacientëve të shëruar është 5.145, të vdekurve 445, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4.079.

“Testet e bëra – 1312, janë përmes: ISHP – 478, QSHP Shkup – 26, Avicena – 132, Biotek – 131, ASHAM – 125, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) – 184, Sistina me PCR metodë – 161, Mjekësia ligjore – 10, QSHP Manastir – 45, Klinika infektive – 7, KGO – 13. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 91.015 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut”, – informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë.

“Gjithsej janë hospitalizuar 78 pacientë. Në mbëshetje me oksigjen janë 29 pacientë, nuk ka pacientë në aparat respiratorë. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 16 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19, ndërsa shtatë fëmijë janë pozitivë. Në SPQ ‘8 Shtatori’ janë pranuar shtatë pacient të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 101. Në aparat respiratorë janë pesë pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 33, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 116 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19”, – kumtojnë nga Ministria.